Meta prezanton 5 prioritetet: Në 20 vitet që vijnë Shqipëria do të ketë 4 milionë qytetarë rezidentë

1 Prill, 21:45| Përditesimi: 1 Prill, 22:42

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka prezantuar sot 5 prioritet kryesore të Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme dhe objektivin madhor për 20 vitet e ardhshme.

Një nga objektivat sipas Metës, për Partinë e Lirisë do të jetë që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë mbi 4 milion banorë rezidentë shqiptarë, që të jenë të lumtur e krenarë të jetojnë e të jenë të mirëqenë në vendin e tyre.

‘Pra projekti aktual i “Rilindjes” dhe shpopullimit është që në vitin 2100, Shqipëria të ngelet me 1 milion banorë. Projekti i Partisë së Lirisë është në 20 vitet e ardhshme Shqipëria të ketë mbi 4 milion qytetarë shqiptarë që jetojnë në vendin e tyre.’- tha Meta.

Meta u shpreh se “duhet të rithemelohemi si PL  për 10 vitet që vijnë dhe 20 vitet që vijnë, duke nxjerrë mësime nga 20 vitet që nga krijimi i ish LSI dhe duke u ndarë përgjithmonë edhe në mënyrë statutore nga nepotizmi dhe kultura e krahinalizimit. Në mënyrë që të japim një shembull si do ndërtohet nesër administrata shtetërore. Ku do ti gjejmë paratë? Paratë janë, por vidhen”.

Deklarata e plotë e Ilir Metës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezanton 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme dhe objektivin madhor për 20 vitet e ardhshme

Krahas objektivave madhore që ka Partia e Lirise sipas programit të miratuar ne Konventën themeluese:

1. Forcimin e lirive politike, ekonomike, dhe të drejtave të qytetarëve, kthimin e vendit në normalitet demokratik ku vullneti i qytetarëve zgjedh qeverisjen dhe imponon llogaridhënien e saj, duke zbatuar referendumin si formë të demokracisë direkte dhe si garantor se vullneti i qytetarëve nuk mund të merret peng nga keq-qeverisja.

2.Transformimin e qeverisjes në shërbëtore të qytetarëve dhe jo të krimit dhe të oligarkëve, duke vënë individin dhe familjen e tij si përfitues kryesor të zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

3. Transformimin e sistemit arsimor duke synuar formimin e qytetarëve që ruajnë dhe fuqizojnë demokracinë, ekonominë e tregut të lirë dhe të drejtat e liritë, që e duan Atdheun e shqiptarinë dhe që janë krenarë për përkatësinë e tyre mes kombeve të tjera evropiane.

4.            Çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni, nga monopolet dhe interesat klienteliste për biznes dhe investime, duke garantuar rritjen e punësimit dhe të pagave si dhe paga dinjitoze për këdo që punon ndershmërisht.

5.            Mbështetje reale për shtresat në nevojë, duke rivleresuar të ardhurat jetike dhe duke i mbrojtur këto shtresa nga efektet e inflacionit, të rritjes së çmimeve, si dhe nga risku i mënjanimit nga shërbimet jetike publike si arsimimi dhe shërbimi shëndetësor.

6.            Ndalimi i shpopullimit të vendit dhe krijimin e besimit tek çdo shqiptar, veçanërisht tek të rinjtë, se Shqipëria është vend i bekuar nga Zoti, ku ata janë zotër dhe kanë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre dhe familjeve të tyre në siguri, liri e prosperitet duke u mbështetur nga shteti. Shqipëria u përket të rinjve dhe ka diell për të gjithë!

Partia e Lirisë do të përqëndrojë veprimtarinë e saj për të realizuar këto prioritete qe synojne nje Shqipëri evropiane e me standarte te larta jetese.

Projekti dhe objektivi madhor i Partisë së Lirisë është që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë mbi 4 milion banorë rezidentë shqiptarë, që të jenë të lumtur e krenarë të jetojnë e të jenë të mirëqenë në vendin e tyre.

Pra projekti aktual i “Rilindjes” dhe shpopullimit është që në vitin 2100, Shqipëria të ngelet me 1 milion banorë.

Projekti i Partisë së Lirisë është në 20 vitet e ardhshme Shqipëria të ketë mbi 4 milion qytetarë shqiptarë që jetojnë në vendin e tyre.

Për ketë, ne projektin e Partise se Lirise, do te realizojmë:

Ndalimin e menjehershem te shpopullimit,

Gjenerimin e rritjes me te larte ekonomike,  përmiresimin e jeteses dhe uljen e kostes se saj, paga me te larta, me mundesi strehimi e krijimi familjeje, si dhe me cilesi me te larte te sherbimeve publike te arsimit dhe shendetit publik.

Për këtë, 5 prioritetet tona dhe masat konkrete do të jenë:

1.            Ndalimi i shpopullimit,

a.            Mbështetje e lindshmërise me pagesa direkte me rritje progresive per cdo femije te lindur, subsencionim i ushqimit dhe veshtjeve te domosdoshme te bebeve.

b.            Krijimi i fondit te strehimit per familjet e reja (ne apartamentet e fondit te familjeve (blerje me kosto e apartamenteve te pashitura), mbeshtetje direkte per blerje apartamentesh dhe subvensionim i kredive.

2.            Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.

a.            Pagese e kompensimit te padhene si rezultat i mos-indeksimit, indeksim te vazhdueshem vjetor.

b.            Dyfishim të pensioneve

c.             Dyfishim të pagave të mësuesve dhe mjekëve

d.            Nivel pagash mbi mesataren e rajonit.

3.            Arsimi dhe investimi tek kapitali njerëzor

Dyfishim i buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin. Niveli i buxhetimit per arsimin dhe inovacionin do te jete mbi mesataren e vendeve te BE.

4.            Bujqësia dhe ushqimi. Ulja e kostos së jetesës

Rritje e prodhimit bujqësor dhe agroperpunimit vendas, ulje e kostos se ushqimeve, mbeshtetja e blegtorise me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të katërfishuar numrin e krerëve dhe prodhimin vendas. Subvencionim i plote i agroperpunimit. Garantim i sigurise ushqimore

5.            Shqipëria, fuqi eksportuese.

a.            Mbështetje e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese, me mbeshtetje ne infrastrukture (toka, rrjeter inxhinjerike, rruge), kualifikim te fuqise punetore, perjashtim te mjeteve te prodhimit nga detyrimet fiskale.

b.            Ulja e kostos se energjise (te karburanteve me mbi 20 %, ulje e cmimit te energjise elektrike per konsum familjar). Liberalizim dhe subvencionim per energjine diellore per konsum familjar

c.             Mbledhja e rentes nga minierat, nga perdorimi i burimeve natyrore dhe perdorimi i natyres per qellime biznesi, dhe perdorimi i saj per fondin e pagave dhe pensioneve.

d.            Mbeshtetje e aktiviteteve prodhuese, ne fushen e IT dhe inovacionit. 10000 Euro per start-upet dhe tax-free per 5 vite.

e.            Perdorimi i parave te konfiskuara nga informaliteti, korrupsioni, aktivitetet e jashteligjshme si dhe incerenatoret dhe gjithe kontratat pa te mira publike per fondin e pagave dhe pensioneve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/04/2024 02:26

    Jo perralla,por budallalleqe! Si do t'i rrise pagat e pensionet? Vetem me dy menyra rriten ,nga taksat dhe shitjet e eksportet dhe sherbimet.Cfare prodhon ky qe te shese e te eksportoje?Cfare taksash do te vere,sa dhe kujt, qe te nxjerre rrogat e pensionet,per te mos folur per investimet qe i duhen nje shteti? Mendon per bebet sikur do te mbeten bebe tere jeten! Bebet nje dite do te rriten e do te kthehen ne vajza e djem,burra e gra,ka menduar per keto grup mosha?! Asnje fjale per industrine.Flet per eksporte,por cfare do eksportojme,tranguj e patate,me keto do te sjellim begatine?! Duke mos humbur kohe me budallalleqet e tjera,po e mbyllim me qershine mbi torte:/...perdorimi i natyres per qellime biznesi dhe perdorimi i saj per fondin e pagave e pensioneve/!! Ndersa bota flet per mbrojtjen dhe konservimin e natyres,Meta po mendon te perdore ate dhe burimet natyrore,dhe ketu nuk eshte fjala vetem per mineralet e naften,por shume me gjere,per pensione e rroga.Lamtumire zona te mbrojtura,lumenj e liqene,parqe e pyje,ju gjet dhe juve /ustai/,se keta qe ju shkaterruan deri tani nuk mjaftonin!!

    Përgjigju
  • Tdhkhuk: 02/04/2024 01:41

    Ku ishe deri me sote z.Meta? Nuk bere dote rrugen Berat Skrapar per 20 vite, apo do te vesh ne pune floririn!

    Përgjigju
  • Po mër po: 01/04/2024 22:06

    Përralla me lugën bosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?