Ilir Meta gjate takimit me drejtues te 'Europa Nostra'

Politikë

Meta pret Sekretaren e Përgjithshme të 'Europa Nostra', e falënderon për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

5 Tetor 2021, 12:01| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 12:03

  • Share

Në një takim të zhvilluar sot me Sekretaren e Përgjithshme të organizatës 'Europa Nostra', Sneska Quaedvlieg – Mihailoviç, Presidenti Ilir Meta, e falënderoi për angazhimin për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

"Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për angazhimin dhe vëmendjen, që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë, në veçanti për angazhimin direkt, objektiv dhe konkret në vlerësimin e vlerave dhe mbrojtjen e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe evropiane, të shembura brutalisht", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas njoftimit Meta dhe Sekretarja e Përgjithshme e “Europa Nostra” ndanë të njëjtin qëndrim se Shqipëria, ashtu siç ka nevojë për mbështetjen dhe aspiron anëtarësimin sa më parë në Bashkimin Europian, do duhet të tregojë përmes veprimeve konkrete dhe aktive respektimin e vlerave dhe parimeve themelore të një shoqërie demokratike, jo vetëm në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, por në çdo fushë.

Presidenti Meta kërkoi vijimin e bashkëpunimit me “Europa Nostra” në funksion të misionit të përbashkët për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, si një nga vlerat thelbësore të BE.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?