Frederic Meurice dhe Ilir Meta

Meta pret në Presidencë ambasadorin e ri të Belgjikës: Ka mbështetur Shqipërinë në proceset integruese

30 Shtator 2020, 13:37| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 13:39

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Belgjikës në Shqipëri, Frèdèric Meurice, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për përmbushjen me sukses të detyrës së tij, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Kreu i Shtetit u shpreh se mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve belgë në Shqipëri.

Jam i bindur, që urë shumë e rëndësishme në bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, do të jetë edhe komuniteti shqiptar në Belgjikë, që falë edhe punës së institucioneve belge është integruar me sukses në jetën dhe shoqërinë vendase”, tha Meta

Komento

Komente

  • Kacidhe: 30/09/2020 15:06

    Turpi i shqiptareve ne Presidence.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?