Meta pret ministrin e Jashtëm turk: Duhet të forcojmë luftën kundër terrorizmit (VIDEO)

12 Shkurt 2020, 17:04| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 17:28

  • Share

Gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin Ilir Meta. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, Meta e falenderoi për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe ortekut në Turqi.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në vendin tonë. “Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregtare. Investimet turke janë të mirëpritura!” - u shpreh Presidenti Meta.

Gjithashtu kreu i shtetit nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.


Lajmi kryesor:

Ministri Çavuşoğlu: Shqipëria jo portë sigurie për gylenistët, kthejini në Turqi! Nënshkruhen 3 marrëveshje


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?