Meta pret kryeparlamentarin turk: Partneriteti Strategjik Shqipëri-Turqi, i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen

4 Shkurt 2021, 13:30| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 13:45

  • Share

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim të ngrohtë, Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa  Sentop dhe delegacionin, që e shoqëron, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri.

Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe pasi nënvizoi rëndësinë e zhvillimit më tej të tyre në të ardhmen, Presidenti Meta theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri.

“Përvoja e bashkëpunimit si dy vende aleate në NATO dhe Partneriteti Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë, mbeten një platformë e rëndësishme e përpjekjeve e përbashkëta për sigurinë dhe paqen”, – tha Meta.

Presidenti Meta e falënderoi Kryetarin Sentop për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe për angazhimin e Turqisë e Presidentit Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit, si dhe për ndërtimin e Spitalit të Fierit.


Lajmi kryesor:

Kryeparlametari turk në Tiranë: Gati hapja e konsullatës në Vlorë, do të rrisim investimet në Shqipëri! Ruçi falënderon: Miku i mirë në ditë të vështirë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?