Meta: Po të më shkruajë Rama për takim, lë studion dhe iki! Më ka marrë malli për Sali Berishën

26 Janar 2022, 22:32| Përditesimi: 26 Janar 2022, 22:35

  • Share

1614178277_Screenshot4.jpg

Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se e ka marrë malli për Sali Berishën pasi ka disa muaj që nuk e takon, ndërsa për Ramën nuk ka. Por e papritur ishte kur Presidenti tha se nëse i shkruan Rama në këto momente për diçka të rëndësishme për shtetin, lë çdo gjë dhe shkon ta takojë.

"Për Berishën kam mall sepse e kam thënë, kam 17 muaj që nuk e kam takuar, për Ramën mall nuk kam, pro tani po të më shkruajë të më thotë që ka diçka të rëndësishme për shtetin, unë lë çdo gjë e iki. Të lë ty, të kërkoj ndjesë e shkoj në zyrë sepse sa hërë më kërkuar diçka unë i kam shkuar. Mall nuk kam, mall për njerëz që i kanë bërë këto gjëra vendit tonë."-tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta: Rama e Basha vranë 4 protestues më '21 janar'! Vrasjet ishin planifikuar, më njoftuan miqtë përtej Oqeanit! Nëse shkarkohem, do ankimoj vendimin e 'Kushtetueses'


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?