Ish presidenti Bujar Nishani

Politikë

Meta përkujton ditën e lindjes së Presidentit Nishani: Mungesa e tij na ka lënë boshllëk të madh

29 Shtator 2022, 09:23| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 11:45

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar datën e lindjes së Presidentit Bujar Nishani. Meta shkruan se humbja e Presidentit ësht ënjë boshllëk i madh dhe se do të kujtohet gjithnjë për patriotizmin për angazhimin politik.

‘Sot përkujtojmë ditën e lindjes së Presidentit Nishani. Mungesa e Tij ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë e bashkëpunëtorët. Do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë e mençurinë, vlera që i shfaqi në çdo detyrë e angazhim politik’- shkruan Meta.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017, ndërsa bëhet presidenti më i ri në moshë që ka ndërruar jetë në Shqipëri.

Ora 11:43
‘Nuk të uroj dot’ Sot do të festonte datëlindjen e tij, vajza e Bujar Nishanit përkujton të atin me postimin prekës

1664444653_vajzaenishanit1.jpg

Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani e ka kujtuar babain e saj të ndjerë në ditën e tij të lindjes.

Fiona Nishani ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet me të atin dhe tregon se e ka marrë shumë malli për të dhe se ‘nuk e uron dot’.

“Shkoi ora 12:00 dhe unë nuk të uroj dot. Më mungon shumë babi”,– shkroi Fiona.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ban: 29/09/2022 09:39

    per mua asnje boshllik, ishte thjeshte nje ushtar i sb asgje me teper.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?