Ilir Meta dhunon Kushtetutën, shpall datën e zgjedhjeve në një emision televiziv

19 Janar 2022, 21:19| Përditesimi: 19 Janar 2022, 21:33

  • Share

Presidenti Ilir Meta vijon përdhosjen e Kushtetutës së Shqipërisë edhe në fundin e mandatit të palavdishëm presidencial. Si mos të mjaftonte përfshija e Presidencës në beteja politike, njësimin e saj me LSI-në, rreshtimin në krah të Sali Berishës së listës së zezë dhe kundër Perëndimit, Ilir Meta po shkelmon Kushtetutën edhe sa i takon procedurave për dekretimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Përmes një akti të paprecedentë, Ilir Meta ka vendosur të shpallë datën e zgjedhjeve në një emision televiziv, në vend të shpalljes së dekretit të faqen zyrtare të Presidencës. Edhe këtë akt formal, por i rëndësishëm, Ilir Meta ka vendosur ta përdorë për show e radhës politik. Të paktën kështu ka njoftuar vetë Ilir Meta në rrjetin social Facebook.

Kushtetuta, në nenin 92, parashikon që Presidenti cakton me dekret datën e zgjedhjeve. Dhe dekretet firmosen dhe shpallen në Presidencë, në lartësinë që duhet të kishte ky institucion, dhe jo nëpër studio televizive apo mejhane. Kjo nuk është ‘shkitja’ e vetme e Ilir Metës. Fillimisht, Ilir Meta sinjalizoi se nuk do të njihte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk konfirmoi ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Madje Meta shantazhi dhe kërcënoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese se pse nuk kishin mbështetur dekretin e tij të dytë që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ky dekret ishte konsideruar si një lajthitje jo vetëm nga Kuvendi, KQZ, gjykatat, por edhe nga SHBA-BE dhe Komisioni i Venecias.

Por, kur Sali Berishës i interesonin zgjedhjet e pjesshme për shkak të luftës me Bashën, Meta ndryshoi mendje, duke konfirmuar zbatimin e Kushtetutës sipas axhendave dhe lojës politike. Kështu, disa ditë pasi Sali Berisha dështoi të pushtonte me forcë selinë e PD-së, Meta befas vendosi ta zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për t’i krijuar një tjetër fushëbetejë aleatit të tij Sali Berisha kundër Lulzim Bashës, që janë zgjedhjet në 6 bashki.

Por, Ilir Meta shënoi një akt të paprecedentë edhe sa i takon konsultimeve për datën e zgjedhjeve. Presidenti ftoi në konsultim vetëm përfaqësues të Partisë Socialiste, duke shmangur opozitën zyrtare, Partinë Demokratike. Meta shmangu Lulzim Bashën për t’i bërë qejfin Sali Berishës. Duke shmangur Bashën si kryetar i opozitës, Meta synoi të jepte mesazhin se nuk njihte si kryetar opozite, por njihte Berishën. Meqenëse Berishën e ka aleat, nuk e pa të nevojshme për ta thirrur në konsultime.

Një manovër e tillë politik përdhunon parimin kushtetues të unitetit të popullit që duhet të përfaqësojë Presidenti i Republikës. Edhe me konsultimet për datën e zgjedhjeve, një proces rutinë, Meta tregoi se si President përfaqëson LSI dhe grupin e Berishës, i njohur edhe si fronti anti-SHBA. Kurrë më parë pas vitit 1997, Presidenca nuk është keqpërdoru dhe degraduar në këtë formë. Jo rastësisht, Kuvendi i Shqipërisë vendosi ta shkarkojë Ilir Metën në 9 qershor 2021, për shkelje të mbi 20 neneve të Kushtetutës, thirrje për veprime të dhunshme, shantazh, nxitje dhune, provokim të cenimit të marrëdhënieve me Perëndimin etj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Riku: 20/01/2022 07:33

    Shume i keq eshte ky ka plot 9 vite qe menaxhon buxhetin dhe taxat e shtetit... per me teper tallet me daten e zgjedhjeve nderkohe qe pushteti i merr shume seriozisht deri ne ate pike sa del i vetem ne zgjedhje e aty nga ora 7 detyrohet me bo nderhyrjet adeguate :)

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 20/01/2022 06:45

    A mund të shpallë dekret për zgjedhje një president i shkarkuar nga Parlamenti!??? Sidomos kur kjo është lojë politike dhe që nuk përfaqëson vullnetin e popullit!? E kam fjalën që duhet ndryshuar diçka në Kushtetutë,për rastet e veçanta kur Presidenti çmendet ose për rastet kur " del dobiç",si Agushi i Mato Grudës!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?