Presidenti Ilir Meta

Meta për raportin e FMN-së: Shqipëria po përballet me dy goditje ekonomike! Bordi i Transparencës propagandë e qeverisë, nuk i ka mbrojtur qytetarët

20 Maj 2022, 15:10| Përditesimi: 20 Maj 2022, 15:13

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku shkruan se referuar raportit vendi ynë p[o përballjet me dy goditje ekonomike, rritjen e çmimeve dhe rrezikun e financimit të huaj të borxhit publik.  

Meta thotë se Bordi i Transparencës për monitorimin e çmimeve nuk i ka shërbyer qytetarëve për t’i mbrojtur ata nga rritja e çmimeve, por ka qenë thjesht një propagandë e qeverisë.

Presidenti shkruan se FMN i ka rekomanduar qeverisë se për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve. Ai thotë se është e nevojshme edhe ulja e borxhit publik.

“Në vazhdimësi kam shprehur shqetësimet në lidhje me goditjen e ekonomive familjare dhe thellimin e varfërisë në kushtet e rritjes galopante të çmimeve. Monitorimi i çmimeve nga bordet i ka shërbyer vetëm propagandës së Qeverisë dhe nuk ka mbrojtur realisht qytetarët dhe në veçanti shtresat në nevojë, nga barra e rëndë e rritjes të kostos së jetës.

Në vlerësimin dhe sugjerimin tim ka qenë nevoja e politikave për mbrojtjen sociale nëpërmjet indeksimit të pagave, të pensioneve dhe të ndihmës ekonomike. Misioni  i Fondit Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit vëren se Shqipëria po përballet me dy goditje për ekonominë e saj, rritjen e çmimeve dhe rrezikun e financimit të huaj të borxhit publik.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar Qeverinë për nevojën e mbështetjes të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Mbetet gjithashtu e domosdoshme ulja e borxhit publik dhe veҫanërisht nevojat për rifinancim të tij”, shkruan Meta.

Një ditë më parë ekipi i FMN ka nxjerrë konkluzionet e para për menaxhimin e situatës së krizës ekonomike, ku vlerësohet marrja në kohë e masave.  FMN-ja e konsideron pozitiv faktin që qeveria ka ndërhyrë me mbështetje financiare dhe nuk ka ndryshuar taksat, në këtë periudhë pasigurie. Sa i takon ngritjes së bordit të transparencës për ushqimet, FMN gjykon se më mirë do të ishte mbështetja e dedikuar shtresave në nevojë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?