Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge dhe presidenti Ilir Meta

Meta 'nxin' Shqipërinë: I tregova drejtorit të OBSH për Europën se është përkeqësuar situata e COVID në vendin tonë...shfaqet sërish pa maskë

13 Nëntor 2020, 12:16| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 12:53

  • Share

TIRANË- Në një kohë që Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge tha një ditë më parë se situata e COVID në vendin tonë është në kontroll, një deklaratë e tillë nuk ka qenë me mjaftueshme për presidentin Ilir Meta.

Mësohet se në takimin që kanë zhvilluar ditën e sotme, nisur deklaratës së shpërndarë nga vetë Presidenca, Meta i ka folur për përkeqësimin e situatës së COVID në Shqipëri si edhe për marrjen e masave. Meta thotë se duhet rritur numri i testimeve, por dje nuk ka qenë i këtij mendimi Kluge, ku deklaroi se 'testimet nuk duhet të jenë qëllim në vetëvete'. Ajo që vihet re është se edhe në këtë takim, kreu i shtetit shfaqet pa maskë, ndryshe Drejtori i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge.

"Zhvillova sot një takim të frytshëm me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr.Hans Kluge.

Diskutuam për përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë dhe masat efektive të menjëhershme, që duhen ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.

Theksova nevojën e rritjes të buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve dhe  kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve, plotësimin pa zvarritje të mëtejshme të nevojave spitalore, si dhe unifikimin e protokollit të trajtimit në kushtet e shtëpisë.

Është tepër e domosdoshme rimbursimi i shpenzimeve për barnat dhe shërbimet për të sëmurët me COVID-19, veçanërisht të pensionistëve e qytetarëve në nevojë, të cilët trajtohen në banesë dhe që për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta ekonomike', shkruan Meta.

Në konferencën që pati ditën e djeshme, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge tha se situata e COVID në vendin tonë është në kontroll, se testimet nuk duhet të jenë qëllim në vetëvete, një përgjigje kjo për dy akuzat e ardhua nga opozita, mes tyre të vetë kreut të Shtetit Ilir Meta.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge dhe presidenti Ilir Meta

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/11/2020 00:58

    E pse i kerkoni Metes te mbaje maske?! Likja dy pellembe i gjate eshte,po vuri maske,maska do vere Liken,jo anasjelltas.

    Përgjigju
  • Ai c: 13/11/2020 20:27

    Se marre vesh se ku do me dal, sepse masken nje pjese e mire e popullates se merr fare seriozisht. Per me zeper ska pse tna vij turp nga te tjeret, por nga vetja. Nuk duhet te harrojme qe numrat filluan te rriten pasi u shemb teatri dhe kudo neper vendet e tjera ku ka pasur protesta ka pasur dhe shperndarje masive te virusit. Askush se permend si fakt, sidomos kur disa nga protestuesit dolen me covid dhe e shperndane kudo.

    Përgjigju
  • Muzika: 13/11/2020 20:27

    Virusi me i madh eshte ai i treti.por qe ka rene vetem ne shqiperi.ai vjen verdalle lart e poshte.

    Përgjigju
  • Toni: 13/11/2020 13:09

    Idiota si puna e presidentit tonë nuk gjen në asnjë vend të botës! Flet kokëtrashi për përkeqësim por nuk vë maskë! Burri i kryetares së LSI-së,zoti 7%,presidenti i Skraparit(!) çdo ditë e më keq..:

    Përgjigju
  • Sifi: 13/11/2020 12:37

    Kjo lufte qe i ben qeverise do marri ate qe i takon Meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?