Meta nuk zhgënjeu! Nuk ia mbajti që të firmoste dekret për shpërndarjen e parlamentit

2 Mars 2020, 22:06| Përditesimi: 2 Mars 2020, 22:08

  • Share

Ilir Meta nuk zhgënjeu.

Nuk ia mbajti të firmoste një dekret për shpërndarje Parlamenti, duke treguar kështu se nuk është gati për një betejë,  të paktën siç e bëri PD-ja duke braktisur institucionet.

Skenografia  e tij e lodhur, me dy pensionistë që janë bërë si biçikletat me qira të Veliajt, që mund t’i marrë çdokush që mbetet në këmbë dhe një aktor te realizmit socialist, që publikun e ka 60 vjeç e sipër.

U betua për sovranizëm duke tundur flamurin e SHBA-së, e cila për hir të së vërtetës as e pëlqeu fare këtë fakt, madje u nxitua ta bëjë dalje,  çdo asocim të mundshëm.

Kjo në mbyllje të protestës. Ndërsa në hapje, BE-ja premtoi hapje negociatash me Shqipërinë.

Mbështetja në shesh, pa praninë e PD-së do të ishte një dështim. Dhe nuk ka asnjë garanci që kjo mbështetje do të vazhdojë. Nëse Basha e vazhdon, do të firmosë edhe groposjen e tij.

Në konkluzion, mitingu i Presidencës ishte një akt që tregoi vetëm diçka: Morsën rreth Metës nuk po e shtrëngon Edi Rama, por ndërkombëtarët. Dhe ndërkombëtarët ai as mund t’i trembë dhe as t’i blejë.

Gjithë deklaratat e mbështetësve të tij kundër perëndimit dhe ambasadave, në shumicën e rasteve e kanë bërë qesharak, ndërsa diku-diku ka ngjallur zemërim. Gjykimi i të huajve me kutin e Tiranës dhe profkave me Soros e komplote, mund të shërbejnë për të mpirë trutë e sëmura shqiptare, por nuk janë manual si të sillesh me perëndimin. Dhe kjo ka sjellë një braktisje të presidentit.

Mitingu i sotëm tregoi se Ilir Meta nuk ka më armë dhe zhvlerësoi të fundmin enigmë që kishte: Shpërndarjen e Parlamentit. Tani edhe në e bëftë, askush nuk do e marrë seriozisht.

*Titulli redaksional
Titulli origjinal: Meta në morsën e ndërkombëtarëve

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobo: 03/03/2020 18:05

    Ilir Meta nje rrote k.....

    Përgjigju
  • Rudini dhe Ky: 03/03/2020 01:22

    ky eshte ai qe (per-ckender) Rama sa here i lypet. e heq e ve ate edhe Rudinin, dhe ky perseri te gorica ...vajti e nga vajti Zoica perseri te gorica. Keta nuk ndryshojne

    Përgjigju
  • Populli qe dka parti: 02/03/2020 23:30

    Ilir meta esht petne burk se ka shkelur vet kushtetuten si fuhet te jet presidenti i te gjitheve jo i nje krahu

    Përgjigju
  • O tej: 02/03/2020 22:44

    Meta sot mbante ere Lane qelbi gjith Tiranen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?