Meta: Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI-së! Referendumi do të jetë shpata e 'Demokleut'

25 Korrik 2022, 10:56| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 11:22

  • Share

 

Ish-presidenti Ilir Meta thotë se nuk është për të marrë drejtimin e LSI-së, por që t’i rikthejë popullit, sovranitetin.

‘Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI-së, se e lash me vullnet të lirë përpara 5 vitesh për arsye të rrethanave që u krijuan dhe për tejkalimin e një ngërçi artificial politik. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit pjesë e të cilit ka qenë dhe LSI-së në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: sovraniteti në Shqipëri i përket popullit dhe kjo do të bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme. Zvicra nuk ka asnjë më shumë se Shqipëria, ne kemi më shumë, detet, por që Shqipëria duhet të bëjë atë që bën Zvicra, referendum. Partia e referendumit na pret përpara, është partia e popullit të 2 marsit, kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri, që nga oligarkët, referendumi do jetë shpata e Demokleut, mbi të gjithë politikanët dhe ata që abuzojnë me popullin dhe ata që kanë vonuar integrimin. Referendumi do e shpejtojë integrimin.’- tha Meta.


Lajmi kryesor:

LSI mban Konventën, Meta rimerr kartën e anëtarësisë: Partia e Referendumit po na pret, 'shpata e Demokleut' mbi tradhtarët


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?