Politikë

Meta: Nuk ia jap firmën për kryeministër Ramës edhe nëse merr 71 mandate! Do i jap dorëheqjen time dhe do dal në bulevard

23 Prill 2021, 23:31| Përditesimi: 24 Prill 2021, 10:49

  • Share

 

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku tha se edhe nëse Rama i merr 71 mandate pa cenuar zgjedhjet e lira, ai nuk do ia jap firmën për kryeministër, por do t’i dorëzojë dorëheqjen e tij. Ai tha se do t’i dorëzojë dorëheqjen Ramës dhe do të dalë në bulevard, pasi e respekton vendimin e popullit.

“Deri tani zgjedhjet janë cenuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Yuri Kim mesazh Presidentit: E papranueshme të kërcënosh me sfurqe, këto deklarata meritojnë dënim! Meta s'ndalet: Raketa ka dhe Rusia, jo vetëm SHBA! Nëse preket vota këtu do bëhet hataja


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?