Meta nuk i ndal sulmet ndaj Altin Dumanit: O legen, o palaço! Gjurmon vjehrrën time, do të marrësh peng familjen time

17 Prill, 11:21| Përditesimi: 17 Prill, 11:30

  • Share

 

Ilir Meta nuk i ndal sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Në konferencën për mediat media sulmoi Dumanin duke i thënë ‘palaço e legen’. Madje Meta tha se Dumani gjurmon vjehrrën e tij, e cila u mor në pyetje nga SPAK pak ditë më parë.

“Po i them Dumduanit, 3 herë me një gazetare që të del te metamorfoza, i ke përmend emrin tim. Ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ikë nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL që t’ia çoj atij tarallakut. Ilir Meta nga burg do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço, hajde dil në tv me mua meqë ke vendos të merresh me politik, si flet ti ne emër të SPAK”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta sulmon sërish Dumanin: Më ke çuar njerëz që të iki nga Shqipëria! SHBA të ka thënë më fut në burg, nga qelia do e shkrij atë celulë kriminale


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?