'A ke informacione se do të përfundosh në burg?' Meta: Do bëhem kryeministër i Shqipërisë, pastaj president

17 Prill, 11:45| Përditesimi: 17 Prill, 12:14

  • Share

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në një konferencë për mediat është pyetur nëse ka informacione se do të përfundojë në burg. Meta tha se është kristal i pastër dhe një informacion ka të sigurt që të do të bëhet kryeministër e më pas president.

'A u dekorua Dvrorani nga sekretari amerikan i shtetit dhe nuk ishte në axhendën e sekretarit! Edi Rama çau tv ku u dekorua Dvroani pse e la me 7 vota për anëtar të GJK Dvoranin, ma sqaroni dot. Nuk më kërcet fare jo për Cez-Dia por për asgjë. Jam kristal i pastër. Dumani është përpjekur që të falsifikojë një proces të tërë. Ka marrë përsipër si i fortë se do të bëjë namin, ai nuk ka kurajo të merret me aferën e Ramës e Dumanit me aferën 600 mln euro. Por me çështje që janë hapur nga persona delinkuent, si ai çmenduri që është dënuar për dhunë në familje që paguhet nga KESH-i e OST.

Një gjë e kam të sigurt do të jem kryeministër i ri Shqipërisë do të bëhem sërish president pas 20 vitesh. Për ato non grata nuk është problem. Problem është kur të shpall Ilir Meta non garta. Ka qenë shef kabineti Panariti. Po u derdh një pikë gjaku

Ilir Meta ka një problem të mos tradhtojë Ilir Metën. Më mirë i tradhtuar se të jesh tradhtar. Tardhëtarët i neverisin të gjithë. Kam vetëm një informacion Ilir Meta bëhet shumë shpejt kryeministër. E ftoj SPAK-un të më thërrasë që tani kur tu bëj unë pyetje prokurorëve të Dum Dumanit.’- tha Meta.

Prioritetin për t’u bërë Kryeministër e lëshon për t’i hapur rrugë aleati i tij në arrest shtëpie dhe me 2 ‘non grata’ nga amerikanët dhe britanikët

“Nëse doktori do të bëhet Kryeministër e lë unë, s’ka problem. Bëhem zv. Kryeministër dhe ministër i punëve të brendshme”- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta sulmon sërish Dumanin: Më ke çuar njerëz që të iki nga Shqipëria! SHBA të ka thënë më fut në burg, nga qelia do e shkrij atë celulë kriminale


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?