Meta nga Medvegja: Beogradi të
marrë vendimin e duhur për Kosovën

26 Nëntor 2017, 18:43| Përditesimi:

  • Share
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta flet nga Medvegja per mediat serbe dhe shqiptare pas vizitës. Kreu i shtetit shqiptar u shpreh se uron që Beogradi të marrë vendimin e duhur për pavarësinë e Kosovës.

“Në Medvegjë u ndjeva më mirë se në vendlindjen time. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë gjithmonë janë në vëmendjen time. Uroj që Beogradi të marrë vendimin e duhur për pavarësinë e Kosovës, në kohën e duhur, në interes të gjithë rajonit” deklaroi ai. 

Shumë shqiptarë dolën për të pritur kryetarin e shtetit shqiptar, ndërsa Meta zhvilloi takime me drejtuesit shqiptarë në Luginë për problemet që i shqetësojnë.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?