Meta në Gjilan, vargjet patriotike
që drithëruan të pranishmit

27 Nëntor 2017, 12:26| Përditesimi:

  • Share
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë sot i pranishëm në komunën e Gjilanit në Kosovë, ku në përag të festave mbarëkombëtare të nëntorit është zbuluar shtatorja e Idriz Seferit, heroit të kauzës kombëtare shqiptare.

Pak më herët Garda ceremoniale e FSK-së ishte rreshtuar në Gjilan për të pritur presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili dy ditët e fundit ka qenë në Medevgjë. Në Gjilan presidenti Meta u prit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zyrtarët komunalë.

Gjatë fjalës së tij me rastin e evenetit, Meta tha se ndihej shumë i lumtur që ishte i pranishëm për të nderuar “Nderin e kombit Idriz Seferi. Historia e djeshme dhe e sotme e Gjilanit, i bën nder jo vetëm historisë. Jemi vërtet dy shtete, por jemi një komb shqiptar i pandarë dhe i bashkuar si asnjëherë tjetër më 28 nëntor.

Gjilani u shqua në të gjitha luftërat, kur bëhej fjalë për lirinë e Shqipqërisë dhe të shqiptarëve, duke kundërshtuar të gjitha përpjekjet kundër shqiptarëve, për ndarjen e territoreve të tyre. Mulla Idriz Gjilani ka thënë: Kemi tre fe, por një atdhe të përbashkët, një diell dhe një Zot. Sot ne na ka mbledhur në veçnti Idriz Seferi, i cili së bahsku me Isa Bioletinin, Bajram Currin dhe shumë patriotë të tjerë u shndërruan në legjenda të kombit” – vijoi Meta.

Më pas kreu i shtetit shqiptar, recitoi disa vargje të shkurtra, që i entuziazmuan së tepërmi njerëzit e pranishëm, të cilët nisën të brohorisnin.

“Kaçanik o shkamb e gur. Vritesh e pritesh për flamur! Për flamurin e Skenderit Luftojnë djemt' e Idriz o Seferit!” – ishin vargjet e cituar nga Meta.

“Sot në këtë përvjetor të 105-të të flamurit, nuk jeni vetëm ju, por është i gjithë kombi ynë i bashkuar. Janë Kadri Halimi, Kadri Zeka dhe Agim Ramadani, e shumë e shumë trima të tjerë të Gjilanit, Karadakut dhe Anamoravës. Është edhe ai që çoi deri në fund amanetin, Adem Jashari, komandanti legjendar i luftës çlirimtare të Kosovës. Jam sot këtu në Gjilan si President i Republikës së Shqipërisë, për të shprehur mirënjohjen më të madhe në prag të 28 nëntorit, ditës së flamurit tonë kombëtar, për të gjithë heronjtë, trimat dhe shqiptarët e Kosovës, për Lidhjen e Prizrenit, për Isa Boletinin, për Idriz Seferin, për të gjithë ata, pa të cilët nuk do të mund të ngrihej flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali, dhe pa të cilët Kosova nuk do të mund të ishte sot e pavarur. Ndaj bindjen më të fortë se për heronj dhe patriotë si Idriz Seferi, nuk ka vdekje por vetëm përjtësim” – përfundoi Presidenti i Shqipërisë.

[gallery]24902[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?