Meta 'presion' Ramës: Ofendove Dëshmorët! Tre milion Ilirë i ke gati, kur do përballesh me mua o trendi buburrec? Kryeministri: Kjo është komedia që të bën gazin e botës

13 Tetor 2020, 15:46| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 16:08

  • Share

Presidenti Ilir Meta, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, i cili sot në konferencë teksa po shpjegonte trëndafilin në maskën e tij tha se presidenti mund të vendosë Vojo Kushin. Presidenti shkruan se Rama ka guxuar sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut.

"Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun", shkruan Rama.

Teksa shkruan se Rama sot ka fyer simbolin e PS, Meta i përsërit ftesën për përballje në një studio televizive, duke shtuar se mezi e pret. Numërimi mbrapsht ka filluar thotë Meta, duke shtuar se në zgjedhje do të ketë gati tre milion Ilirië.

Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave.

Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder, pa vlera e pa Atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe  nuk do ndalet. Tre milion Ilirë në 25 prill i ka gati. Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua?  Mezi po të pres", tha Meta.

1602598554_12149378534387038695091957234485126791218476n.jpg

Karikatura e publikuar nga Ilir Meta
 

Ora 16:53
E quajti gazin e botës, Meta-Ramës: S'më ke treguar në cilën studio do sqarohemi ballë për ballë o trendi buburrec

Foto e publikuar nga presidenti Ilir Meta

Vjen menjëherë përgjigjia e presidnetit Ilir Meta, pasi kryeministri Edi Rama e ka quajtur gazin e botës dhe të kombit lidhur me dekoratat.

"Nuk më ke treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohemi ballë për ballë! Mezi po të pres o trendi buburrec", shkruan Meta.

Ora 16:41
Ping-Pongu për dekoratat, Rama i 'përvishet' keq Metës: Ilir, kjo është komedia që të bën gazin e botës

Vijon ping-pongu mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, lidhur me dekoratat.

Rama i shkruan se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë pas Metës asnjë principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara, ndërsa e quan një marrëzi të pashoqe, qw e bwn atw gazin e botës.

"Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë", shkruan Rama.

Komento

Komente

  • Zef: 14/10/2020 21:42

    Na bane me lane vendin para shume vjetsh, por nuk e di se mund tkhehemi sa tjene gjalle kta pollitikan te vjeter, e mbi te gjitha te konsumuar...

    Përgjigju
  • Albani: 14/10/2020 07:39

    Fatkeqësi e madhe që një pjesë e shqiptarëve i shkon pas një matrapazi si presidenti.

    Përgjigju
  • Iris: 14/10/2020 02:05

    Ka plasur lufta e deshmoreve per dekoratat e politikes se sotme.Surealizem i paster.

    Përgjigju
  • Alban Borshi: 13/10/2020 18:52

    Si socialist dhe President pate “kurajo” prej buburreci kur u dergove te gjithe antareve te Asamblese Kombetare te PS mesazh me sms, kunder leaderit te tyre, nje dite perpara mbledhjes se te premtes 8 tetor. Perse nuk pate kurajo te shkosh vete atje me 8 tetor, te ballafaqoheshe publikisht, live perpara kamerave, me Edi Ramen, “Rilindjen” e tij dhe te gjithe Asamblene Socialiste. Kush eshte “buburreci trendy” i Studiove? Cilat jane keto Studio televizive (majtas e djathtas)? Nga Kush paguhen keto Studio (nga poshte e nga lart, nga brenda e nga jashte, nga offshore e nga onshore, nga armiq e nga paksa si miq =)? Jane Studio “shtatzena apo pak shtatzena”?

    Përgjigju
  • meri: 13/10/2020 18:03

    Mua ,mos me numero ,o njeri i peshtir,njeri i 1001-te zezave.

    Përgjigju
  • Visi: 13/10/2020 17:48

    PO KUSH TE VJEN PAS TY MOR MASKARA MBLIDH GRUAN NJEHER SE KA VITE QE TE KA DAL NGA DUART DUKE FOLUR LART E POSHT ME HISTERIZEM TI SE MERITON ATE POST MOR HALE TI JE KOKA E KRIMIT SALIU PARA TEJE SESHTE HIÇ GJE MOR BANDIT TI NUK KE KU SHKON KOHA DO BEJ TE VETEN DO PERFUNDOSH NE BURG TI DHE BAXHELLA MONA

    Përgjigju
  • Alban Borshi: 13/10/2020 17:35

    Poezi nga Dritëro Agolli MALLI PËR HERONJTË S'ka heronj, heronjtë i përzumë, Me lavdi përditë i nanuritëm Dhe me lajka dalëngadalë i vumë Një nga një në prehje dhe në gjumë. S'ka heronj, heronjtë u mërzitën, Prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan, Duke pritur heshtën dhe dremitën Dhe ne nina-nana u kënduam. Ç'digjeni nga malli për heronjtë? Kushedi kur kthehen nga kjo anë! Ç'i kërkoni? Pritja është e kotë, S'ka heronj, tani ka pehlivanë! Prill 1991

    Përgjigju
  • KRIMBI: 13/10/2020 17:12

    O ILIR KRIMBI PO TI JE NJERIU MË I PËSHTIR I KOMBIT SHQIPTAR. SE JE HAJDUT MASHTRUS E KRIMINEL. TY TË UREN E GJITH SHQIPRIA MOR MONSTËR. TI KUJTON SE POPULLI SHQIPTAR HA BAR O EDEPSËZ.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 13/10/2020 17:01

    hahahahahhahaha... i thote lepuri(Likja) Luanit, hajde takohemi po ta mbajti... hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha... opo do se s'ben te faktorizohet... hahahahahahahahahahahahahahaha

    Përgjigju
  • Sa gjynah: 13/10/2020 16:53

    3 mil. me Monen ?! Haaaaa... Mund te kemi “qeflie” si cdo cep i botes, por te besh gjithe popullaten “shefli”?! Haaaa , sa gjynah, per ne jo per Sovran-emruesin ...

    Përgjigju
  • Tosi: 13/10/2020 16:30

    Po kush te vjen prapa ty qe thua tre milion . Ti kujton se shqiptaret jane aq budallenj sa ti shkojne prapa Nafije dybekut te leshitlikes. Vetem nje e ke te sigurte qe te vjen prapa ne cdo kohe .Sharebajga e haremit famekeq te Jales Kejdi dhembcakallja qe e more nga rruga , pa arsim te larte dhe e bere deputete pa mbushur akoma 18 vjec , nje trularaske qe di vetem te kakarise ,,

    Përgjigju
  • Kukuruku: 13/10/2020 16:21

    Hahah,ç'tall k...in me Like legenin ky Rama... kur do perballesh me mua i thote!! Po ik o Like legeni,se ke as ne peshe,as ne gjatesi.. do te vdesi fare o lumadh do qash tek Mona faturinua.. Luli,po fle gjum.. rri ca ke pis legen..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?