Meta mesazh në Ditën e Dëshmorëve të Kombit: Nderim për të rinjtë dhe të rejat që dhanë jetën për lirinë

5 Maj 2022, 09:43| Përditesimi: 5 Maj 2022, 09:45

  • Share

Presidenti Ilir Meta, përmes një mesazhi ka kujtuar dhe nderuar Qemal Stafën dhe mijëra të rinj e të reja që dhanë jetën për kauzën e Lirisë.

Ai shprehet se sot është një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Sovranitetit, Lirisë dhe Pavarësisë.

“5 Maji është një ditë kujtese dhe nderimi për Qemal Stafën dhe mijëra të rinj e të reja që dhanë jetën për kauzën e Lirisë.

Sot është edhe një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Sovranitetit, Lirisë dhe Pavarësisë.

Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të paharruar të Atdheut!”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Sot 5 Maji, Rama: Përulësisht me respekt për ata që e deshën atdheun me jetë! Meta dhe Nikolla homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?