Meta merr ‘përforcime’: Lefter Maliqi i bashkohet Kryesisë së PL-së

1 Shkurt, 21:17| Përditesimi: 1 Shkurt, 21:52

  • Share

Ish-kandidati për kryetar të bashkisë së Kuçovës, Lefter Maliqi, i cili garoi për këtë bashki nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i është bashkuar Partisë së Lirisë.

Ishte vetë kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, i cili gjatë mbledhjes Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së, propozoi anëtarësimin e Maliqit në Kryesinë e e kësaj partie.

Sipas Metës, anëtarësimi i Maliqit në PL është një përforcim i veprimtarisë së kësaj partie për të arritur të objektivat politikë.

“Më lejoni të bëj një propozim për të shtuar energjitë e Kryesisë së Partisë së Lirisë.

Edhe pse nuk është në rendin e ditës, kisha idenë që Lefter Maliqin, si një tribun i vërtetë popullor, ta bënim pjesë në Kryesinë e Partisë së Lirisë, pasi ai jo vetëm e ka fituar bashkinë e Kuçovës, por me energjinë e opozitarizimit të tij, ndriçon dhe përtej Kuçovës.

Jeni dakord? Po! E dija unë që nuk do të kishte asnjë kundërshtim”,- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta sulmon drejtësinë: Bën goditje me regji, Kuvendi i rrëmbyer nga qeveria! Për zgjedhjet e 2025 duhet kryeministër me mbështetje brenda e jashtë politikës


K.M//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?