Meta me kongresmenin republikan: Partneriteti me SHBA, kyç për demokracinë dhe anti-terrorizmin

8 Shkurt 2020, 18:48| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 18:49

  • Share

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të partneritetit me SHBA për ruajtjen e paqes dhe forcimin e vlerave demokratike në rajonin e Ballkanit. Gjatë vizitës në SHBA, presidenti është takuar me Kongresmenin Republikan për Politikën e Jashtme, Michael McCaul, ku u vlerësua si prioritet i marrëdhënieve dy palëshe, luftimi i terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

'Mbështetja bipartizane në Kongresin Amerikan mbetet kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe konsolidimin e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike. Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut', është shprehur Meta gjatë takimit, citohet në njoftimin e Presidencës.

Meta gjithashtu ka njohur Kongresmenin McCaul me zhvillimet e fundit në Shqipëri, si dhe ka kërkuar rritje 'të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve amerikane në vendin tonë dhe rajon'.

Komento

Komente

  • Heroni: 09/02/2020 16:51

    C' lidhje kane republikanet me kete plehren me emer meta...nuk e kuptoj....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?