Meta me kandidatin e Rithemelimit në Vorë: Ramës nuk i mjafton vula e PS, do edhe atë të PD-së! Drejt 14 majit shkojmë me fuqi të trefishuara

4 Mars 2023, 19:29| Përditesimi: 4 Mars 2023, 20:18

  • Share

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me Indrit Hoxhën, kandidatin e Rithemelimit për bashkinë e Vorës, ka mbajtur një takim me strukturat e PL-së. Ai komentoi sërish vendimin e gjykatës së Apelit të PD-së të marrë ditën e djeshme, duke thënë se kryeministri Edi Rama përveç vulës së PS donte edhe atë të Partisë Demokratike.

Ai bëri thirrje që në 14 maj qytetarët e Vorës të votojnë Indrit Hoxhën dhe tha se ky ishte momenti i duhur për të mposhtur Rilindjen, duke shtuar se opozita do të shkojë drejt zgjedhjeve me fuqi të trefishuara.

“Është një domosdoshmëri e jashtëzakonshme që në 14 maj të votojmë për Indrit Hoxhën. Asnjë shqetësim për vulën, le ti gjëjë vendin Edi ta fusi ku të dojë. Nuk i mjafton vula e PS, do të marrë edhe vulën tjetër. Nuk ka shans që me manovra të tilla, të provokojë opozitën. Kjo tregon vetëm panikun e tij sepse e kupton se uragani opozitar është i pandalshëm. Të jeni të sigurt se ne do shkojmë drejt 14 majit me fuqi të trefishuara dhe do t’i japim rilindjes atë mësim që meriton.  Është momenti i shkëlqyer për ta dërrmuar Rilindjen. Mjafton të shikoni çehren e Edi Ramës, kur i doli ajo e McGonigalit”-tha Meta.

Më herët gjatë ditës së sotme, në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Vaun e Dejës, Meta u shpreh i bindur se në zgjedhjet lokale të 14 majit, opozita do të sigurojë fitoren.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 06/03/2023 18:15

    Jo or idiot Rama do tju beje njerez o te babezitur qe jepni dhe nderin perpara lekeve. As cipe as turp as nder lepini ate qe peshtyni,njerez te ciklit te ulet,ju duhet te largoheni urgjentisht nga parlamenti.Ju hyni ne grupin e kafsheve mishngrenes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?