Raporti i KE-së/ Rama: Konfirmohet progresi që ka bërë Shqipërisë, por tani jemi në dorën e 27 vendeve anëtare

2 Mars 2020, 19:43| Përditesimi: 2 Mars 2020, 20:53

  • Share

TIRANË- Një rikonfirmim të raportit të vitit 2018, e konsideron kryeministri Edi Rama raportin e publikuar ditën e sotme nga Komisioni Europian, që rekomandonte çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Një konfirmim të atij raporti, por edhe faktin se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat që i ishin caktuar, megjithatë thekson se tashmë e gjitha është në dorë të Këshillit Europian. Për Ramën, ky raport është shumë domethënës për progresin e vendit, por tashmë gjithçka është në dorën e 27 vendeve anëtare dhe politikës të brendshme që ata do të ndjekin.

"Ja çfarë thuhet në konkluzionin e Raportit të Progresit, që u publikua SOT nga Komisioni i Ri Europian:

Nën dritën e progresit domethënës dhe të faktit se kushtet e vendosura unanimisht nga këshilli Europian në qershor 2018 u plotësuan, komisioni i rekomandoi këshillit europian në paketën e zgjerimit 2019, hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Në tërësi, Shqipëria ka shtuar përpjekjet dhe ka arritur rezultate të mëtejshme e të qëndrueshme në fushat kyçe të identifikuara në konkluzionet e këshillit në qershor 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të komisionit në 2019 për të hapur negociatat me Shqipërinë mbeten në fuqi.

Pra, Komisioni i Ri Europian, jo vetëm rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, por rikonfirmon duke e përforcuar, rekomandimin e Komisionit paraardhës, vitin e shkuar! Kjo do të thotë se Shqipëria i kishte kryer dhe ka vazhduar t’i kryejë me sukses detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave. A i hap apo nuk i hap Këshilli Europian negociatat paskëtaj, kjo është POLITIKË dhe u takon vendeve anëtare të vendosin, jo Shqipërisë! A e gjejnë apo nuk e gjejnë vendet anëtare konsensusin e nevojshëm për t’i dhënë Shqipërisë atë që i takon, kjo varet nga sa arrinë ato të harmonizojnë interesat e përveçme me interesin e përgjithshëm!

Hapen nuk hapen negociatat në mars, në qershor, në tetor apo në dhjetor, të këtij a të vitit tjetër apo të tjetrit pas tjetrit, kjo nuk është në dorën tonë po në duart e 27 vendeve anëtare të BE-së! Në dorën tonë është të bëjmë me sukses detyrat e shtëpisë, jo për hatër të tyre po për Shqipërinë europiane që duam për fëmijët tanë! Dhe a i kemi bërë apo jo detyrat, këtë ka vetëm një instancë që ka objektivitetin për ta thënë: Komisioni europian, i cili sot ka publikuar konkluzionin bashkëlidhur", tha Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lemi: 03/03/2020 01:26

    Z Rama vish poture te tjera tani se ato te parat ishin bad lack

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?