Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin

31 Mars 2023, 11:25| Përditesimi: 31 Mars 2023, 11:51

  • Share

Duke e cilësuar pandeminë si provën më të madhe të dështimit të qeverisë, kreu i Partisë së Lirisë e ka cilësuar shëndetësinë si një ndër arsyet e shpopullimit në vend. Ish kreu i shtetit tha se me ardhjen në pushtet të çiftit Berisha-Meta do të ketë financim me 5% të prodhimit të brendshëm bruto në sistemin shëndetësor. Meta u shpreh gjithashtu se do të ketë një rritje me 50% për stafin mjekësor, duke bërë të mundur ndalimin e emigracionit të ‘bluzave të bardha’. Meta gjithashtu ka premtuar barna falas për pensionistët.

Ish kreu i shtetit ka akuzuar qeverinë se ka falsifikuar shifrat e viktimave gjatë pandemisë, kanë rrënuar ekonominë e shqiptarëve. Megjithatë ai e gjen zgjidhjen e kësaj hallke të madhe tek zgjedhjet e 14 majit.

“Duhet të vendosim zemrën në qendër të vendimeve të marrim. Të mendojmë jo si vendimmarrës por si njerëz që kanë një problem shëndetësor dhe që kërkojnë një zgjidhje nga shteti i tyre. Të gjithë e dimë sesa i rëndësishëm është shëndeti. Lekët janë për shëndetin, edhe një familje i gjen jo më një shtet. Coidvi që kaluam e testoi sistemin tonë shëndetësor por edhe për vendet përreth. Tregoi që ne kemi mjekë të jashtëzakonshëm që bënë maksimumin, u sollën si heronj për muaj të tërë dhe një pjesë e tyre madje humbën edhe jetën. Kjo ndodhi se u vunë interesat politike para zgjidhjeve shkencore. Ndërkohë që pesha e shpenzimeve të familjeve shqiptare u rritën dhe të ardhurat ranë. Shëndetësia ishte dhe është në kolaps të frikshëm për shkak të politikës aventureske, u falsifikuan shifrat e të vdekurve. Ne ishim një ndër vendet me koston më të lartë të humbjes së jetës.”- tha Meta.

Rritja e pagave për mjekët ka qenë gjithashtu një premtim i kryeministrit Rama. Pak ditë më parë teksa inauguroi spitalin e ri infektiv ai tha se rritja e pagës të shkojë në 100% që nga viti 2013, ndërsa premtoi mbrojtjen e qytetarëve e bizneseve të vogla nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Të gjithë këtë, kryeministri e siguroi si synim brenda mandatit të tij.

Ora 11:30
Meta: Me ardhjen në pushtet, rritje me 50% të pagave për ‘bluzat e bardha’! Financim 5% të GDP për sistemin shëndetësor

 

Kreu i PL-së, Ilir Meta është shprehur se me ardhjen në pushtet do të ketë rritje të menjëhershme me 50% për bluzat e bardha. Ai u shpreh se do të ketë një financim me 5% nga GDP. 

“Do të angazhohemi për një rritje 50% të menjëhershme për bluzat e bardha me synimin për ta dyfishuar nivelin e pagave në shëndetësi. Kjo është emergjente pasi do na ikin të gjithë. Ky është kërcënim shumë serioz për të ardhmen e vendit, për shëndetin e qytetarëve tanë. Gjithashtu synojmë financim me 5% të sistemit të shëndetësisë.

Rritja e buxhetit të shëndetësisë në të paktën 5% të GDP, që do të arrinte nivelin mesatar të vëndeve të Ballkanit, është detyrim përpara qytetarëve tanë. 

Mundësitë për ta arritur një objektiv të tillë janë aty dhe largimi i kësaj qeverie e bën të realizueshëm këtë objektiv kaq të madh.

Ky financim deri ne 5% te GDP i jep realisht  frymëmarrje sistemit shëndetësor, frenon ikjen e mjekëve dhe infermierëve, rrit cilësinë dhe u jep shqiptarëve sistemin shëndetësor, që ata meritojnë dhe për të cilin kontribuojnë aq shumë me taksat, me djersën dhe me mundin e tyre."- tha Meta.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?