Mblidhet Komiteti Drejtues i PL, ndryshime në Kryesi! Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Spastrojmë 6 raste nepotizmi

30 Prill, 07:27| Përditesimi: 30 Prill, 21:21

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se jo vetëm Kryemadhi, por janë të paktën edhe 5 raste të tjera nepotizmi që do të largohen nga drejtimi i PL. Deklaratën, Meta e bëri vetëm pak orë para se të mbledhë Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, sot në ora 18:00, ku votohen anëtarët e rinj të kryesisë.

Në mbledhjen e sotme, Komiteti Drejtues do të votojë Kryesinë e re, ndërsa pritet largimi i Kryemadhit pas ndryshimeve të Konventës të së shtunës.

Para mbledhjes, vetë Presidenti i PL në një deklaratë për mediat tha se ndryshimet do të zgjidhin 6 raste të nepotizmit brenda partisë, jo vetëm Kryemadhi.

“Departamenti i organizimit ka njoftuar të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, të cilët duhet të respektojnë nenin që zgjidh, problematikën e nepotizmit, dhe janë 6 raste të tilla deri tani, për të bërë zgjidhjen më të mirë! Qoftë përmes tërheqjes së dikujt, duke u angazhuar në forume të tjera të Partisë së Lirisë, apo përmes votimit midis të dy personave, të cilët e kanë një lidhje të tillë", tha Ilir Meta. 

Kryesia e Partisë së Lirisë vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar votimin e anëtarëve të Kryesisë aktuale për të formuar Kryesinë Politike të Partisë së Lirisë. Kryesia e Partisë së Lirisë propozoi të hedhë në votim, për anëtarë të rinj të Kryesisë Politike edhe emrat, si më poshtë vijojnë:

1.  Myrvete Asqeri (Anëtare e KDK)
2. Adriatik Hoxha (Anëtar i KDK dhe Sekretar për Sportet)
3. Ana Gjidiaj (Anëtare e KDK)
4. Bedri Merhori (Anëtar i KDK)
5. Besnik Jakaj (Anëtar i KDK)
6. Fatjona Selimaj (Anëtare e KDK, Kryetare e PL, Fushë-Arrëz)
7. Erisilda Hoxha (Anëtare e KDK, Kryetare e PL Kuçovë)
8. Brunilda Salaj (Anëtare e KDK)
9. Pegiola Toro (Anëtare e KDK dhe Këshilltare, Bashkia Roskovec)
10. Denis Hidri (Anëtar i KDK)

Po ashtu kryesia e Partisë së Lirisë në zbatim të Statutit të miratuar në Konventën Kombëtare, vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar, që mblidhet nesër, datë 30 prill 2024, ora 18:00, votimin e katër Zëvendës Sekretarëve të Përgjithshëm, si më poshtë vijon:

1. Silva Caka - Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, juriste
2. Brunilda Haxhiu - Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit – filozofi-sociologji
3. Anxhela Shenaj - Këshilltare, Bashkia Vlorë, -ekonomiste
4. Bedri Merhori - Anëtar i KDK - ekspert i sigurisë

Ora 12:50
Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Zgjidhim 6 raste nepotizmi, ndryshimet në statut do transformojnë partinë

 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se jo vetëm Monika Kryemadhi, por janë të paktën edhe 5 raste të tjera nepotizmi që do të sjellin spastrime në drejtimin e PL. Deklaratën, Ilir Meta e bëri vetëm pak orë para se të mbledhë Komitetin drejtues ku votohen anëtarët e rinj të Kryesisë.

“Departamenti i organizimit ka njoftuar të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, të cilët duhet të respektojnë nenin që zgjidh, problematikën e nepotizmit, dhe janë 6 raste të tilla deri tani, për të bërë zgjidhjen më të mirë! Qoftë përmes tërheqjes së dikujt, duke u angazhuar në forume të tjera të Partisë së Lirisë, apo përmes votimit midis të dy personave, të cilët e kanë një lidhje të tillë.

Dhe i ftoj të gjithë të na ndjekin në orën 18:00, dhe njëherë për të bërë një përmbledhje të premtimeve konkrete të Partisë së Lirisë, për 5 prioritet, të cilat e bëjnë Shqipërinë, me 4 milion shqiptarë plus.

Dhe në orën 16:30, i ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë, të gjithë qytetarët e Tiranës që paguajnë taksat, dhe nuk i marrin kurrë shërbimet, për taksat që ata paguajnë, të jenë përballë bashkisë së 5D, dhe inceneratorit që nuk ekziston”, tha Meta.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • '%^_÷: 30/04/2024 16:54

    Ky po del tesh e par ne TV tu ba mdryshime ne partin e leshit qe kur ta arrestojn servilat ta ken si kauz lironi kryekarin e partise nga burgu....

    Përgjigju
  • Të pa aftë: 30/04/2024 14:46

    Ti je nepotizmi vet

    Përgjigju
  • Timi: 30/04/2024 14:43

    Krye hajduti largon hajduten

    Përgjigju
  • Beni: 30/04/2024 09:33

    Kush i ha kto qe e largoi moniken, Thjeshte po e mbron ta largoje nga llumi .. Mos te jete me neper tryeza dhe te perflitet, Te humbi per ca kohe te rri ne hije Te merret me leket e pronat angli austri hollande amerike australi Shqiperi e afrike.. sdihet ne fakt sa kane as vete sdine si ti menaxhojne Po ishalla ja arrine se gjynah te shkretet u stresuan...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?