Dasma e mbretit Zog dhe Geraldinës

Meta kujton datëlindjen e mbretëreshës Geraldinë jep mesazhin e saj të 20 viteve më parë: Besoj se me paqe dhe dashuri do ta çojmë përpara atdheun

9 Gusht 2022, 10:42| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 10:49

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në Facebook datëlindjen e mbretëreshës Geraldinë. Ai ka sjellë në vëmendje mesazhin e saj 20 vite më parë ku thotë se është ende aktual. Edhe pse, datëlindja e mbretereshës Geraldinë, është më 6 gusht 1915 në Budapest, Meta ka preferuar ta përcjellë mesazhin e mbretëreshës.

'Ditëlindja e Mbretëreshës Geraldinë më çoi te një kujtim i bukur prej saj, 20 vite më parë, të cilën doja ta ndaja me ju.

Për të kujtuar me nderim këtë personalitet të jashtëzakonshëm të kombit tonë që edhe pse lindi hungareze, gjithë jetën e saj ia përkushtoi Shqipërisë.- shkroi Meta

Edhe sot është aktual mesazhi i saj i 20 viteve më parë:

"Unë besoj se me paqe dhe dashuri, me devocion dhe besnikëri për idealin kombëtar, ne do ta çojmë përpara Atdheun tonë, që është pjesë e Europës dhe e botës së qytetëruar.'- thuhej në letër

Geraldina u lind në Budapest, ishte e bija e Kontit Gyula Apponyi de Nagy-Appony (1873–1924) i familjes e fisnikërisë së kryehershme hungareze Appony, dhe e Gladys Virginia Steuart (1891–1947), nga një familje pasunarësh dhe diplomatësh amerikanë.

E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare. Kontesha Geraldinë iu përkushtua me gjithë shpirt stenografisë, sociologjisë, historisë dhe letërsisë. Një ndihmesë në edukimin e saj dha edhe biblioteka e familjes, e cila ishte shumë e pasur, me rreth 30.000 libra. Për shumë kohë, Kontesha Geraldinë, për shkak të zotërimit të dijeve enciklopedike dhe gjuhëve të huaja të shumta, mbuloi detyrën e kryecicerones pranë Muzeut Kombëtar të Hungarisë. Ajo u martua me mbretin Zog, 27 Prill 1938

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 09/08/2022 13:37

    Mbret i vetshpallur ardhur me kacake nga serbia qe fali shen naumin dhe nje pjese te shkodres

    Përgjigju
  • Karabush Kasp Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 09/08/2022 11:59

    O Ilir floriri po satrapi Zog ka qen një injorant i pa shoq një malok analfabet një pis më keq se maloju tjetër hajduti kriminel Salhe Bajga. Po çna nxirni kshu lloi wc malokësh fëlliqsira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?