Presidenti i Republikës Ilir Meta

Meta kujton 8 gushtin e 1944: Momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë tonë në mbrojtje të lirisë dhe rrugës europiane

8 Gusht 2020, 22:06| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 22:12

  • Share

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta kujton 8 gushtin e vitit 1944, atëherë kur rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në malet e Skraparit për të nisur Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë.

 Edhe kësaj herë, kreu i shtetit ka zgjedhur që në përkujtim të kësaj date, të japë edhe mesazhe të forta që lidhen me aktualitetin politik në vend. Kësaj herë, Meta ka u drejtohet të rinjve , duke thënë se  është momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të tyre në mbrojtje të lirisë dhe rrugës europiane.

"Në 8 gusht të vitit 1944 rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në malet e Skraparit të çliruar për të nisur Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë. Delegatët vinin nga mbarë vendi, nga zonat e çliruara dhe ato ende të pushtuara, nga formacionet partizane dhe shkollat e mesme që ishin kthyer në qendrat kryesore të antifashizmit në Shqipëri.

Atë ditë, delegati më i ri, partizani Sabri Godo, pas një udhëtimi pafund në këmbë për ditë të tëra do festonte 15-vjetorin e tij. Ishin kohë të mëdha idealesh për Liri. Kërkoheshin sakrificat më sublime dhe Rinia e Shqipërisë nuk i kurseu ato deri në çlirimin e plotë të vendit. Duke nderuar sot me përulësi sakrificat e jashtëzakonshme të asaj gjenerate të jashtëzakonshme, është momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë tonë në mbrojtje të lirisë dhe rrugës europiane të vendit", shkruan Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 08/08/2020 22:35

    Meta hajdut hajdut hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?