Meta jep titullin e lartë 'Kalorës i Urdhrit të Flamurit' ish- mesfushorit: Nëse futbolli do kishte martirë, ai do ishte një prej tyre

25 Tetor 2020, 10:54| Përditesimi: 25 Tetor 2020, 10:56

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka nderuar pas vdekjes ditën e sotme një nga legjendat në futbollin shqiptar, Abdurrahman Roza Haxhiun, ose Roza Haxhiun, siç e njohin të gjithë lushnjarët dhe shqiptarët.

Futbollisti është nderuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Kreu i shtetit ka folur me superlativa për Haxhiu, si një talent të rrallë duke e quajtur "martir" i futbollit.

"Privilegj të vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, një nga legjendat e sportit tonë, Abdurrahman Roza Haxhiun, ose Roza Haxhiun, siç e njohin të gjithë lushnjarët dhe shqiptarët, një nga futbollistët tanë të mëdhenj dhe të paharruar, i vlerësuar në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare për kontributin dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura në pak kohë.

Aq më tepër është kënaqësi, që ky vlerësim bëhet në këtë vit historik të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, ku familja Haxhiu, ka pasur një kontribut të veçantë. Roza Haxhiu, ishte një futbollist i shquar, i viteve 50-60’, talent i rrallë, golashënues i klasit të parë me Ekipin Kombëtar, me Lushnjën, Dinamon, Besën dhe sidomos me Partizanin ku u shpall disa herë kampion kombëtar, fitues i Kupës, si edhe mori medalje të argjendë në turneun e Laipcigut.

Nëse sporti ka martirët e tij, Roza Haxhiu, është një nga ata luftëtarë, që me të vërtetë ra në fushën e blertë të stadiumit, i aksidentuar nga një goditje vdekjeprurëse në kokë e cila i mori edhe jetën, që ai aq bukur dinte ta jetonte. I dalluar si mesfushor me vizion të gjerë, i papërtuar, i shkathët, teknik, me një diapazion të gjerë për lojën, e mbi të gjitha, me një shpirt tepër të madh, Roza Haxhiu, luajti edhe për Ekipin Kombëtar, ku u dallua për teknikën dhe cilësitë e tij, duke u kthyer në një simbol të futbollit tonë.

Shembulli dhe virtuoziteti i tij, kanë mbetur në kujtesën e sportdashësve tanë dhe është shkruar me gërma të arta në historinë e sportit tonë. Mirënjohje, respekt dhe i paharruar kujtimi i Roza Haxhiut për gjithçka i dha sportit lushnjar dhe atij kombëtar, si një legjendë e paharruar dhe burim i përjetshëm frymëzimi për gjeneratat e reja të sportistëve", shkruan Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hinglateri: 25/10/2020 15:40

    O kokelope Skrapari po ket temin kur do ta vleresosh spo kur te jape referencen Monik Qeflia?

    Përgjigju
  • Vicidoli: 25/10/2020 14:32

    O njërës,braktisni mor dekoratat e këtij mender presidenti,dekoratat e shpërndara nga duart e tij që kanë vjedhur e kanë vrarë,jo vetëm që nuk mund të vlerësojnë,vlerat dhe kontributet e atyre që dekorohen ,por përkundrazi kompromentojne e fyejnë të dekoruarit.

    Përgjigju
  • Cerma: 25/10/2020 13:29

    Edhe nga futbolli mer vesh ti o Like ku ne skrapar ska pas topa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?