Ilir Meta në Pogradec

Meta ironizon akuzat e Alibeajt dhe Veliajt: Shpenzimet e fushatës do i përballojmë me denoncimin që ka bërë Monika

19 Prill 2023, 14:45| Përditesimi: 19 Prill 2023, 14:50

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një prononcim për mediat nga Pogradeci, ka ironizuar akuzat e Alibeajt dhe Veliajt sa i takon shpenzimeve të fushatës që po zhvillon së bashku me Berishën. Meta tha se sa i takon akuzave për paratë ruse, mazhoranca e ka marrë përgjigjien.

Më tej, me nota ironie për akuzat e Alibeajt dhe Veliajt, Meta falenderoi deputeten e PL-së, Monika Kryemadhi për padinë e saj penale ndaj “TCH”, duke u shprehur se dëmshpërblimi që do fitojnë do i ndihmojë për të mbuluar shpenzimet e fushatës.

“Lidhur me këto përralla ata e kanë marrë përgjigjien dhe do e marrin gjithmonë. Falenderoj Monikën që ka bërë denoncimin se në këtë mënyrë do na ndihmojë të përballojmë një pjesë të shpenzimeve. Ata takojnë një herë policinë bashkiake me uniformë dhe më pas policinë bashkiake pa uniformë. Këto janë sondazhet e tyre. Nuk guxojnë dot të dalin në rrugë të takojnë njerëzit”-tha Meta.

Mes të tjerash ai shtoi se përfaqësuesit e mazhorancës nuk dalin dot në rrugë të takohen me qytetarët e thjeshtë sepse frikësohen nga këta të fundit. Në mbyllje të takimit, ai u shpreh i sigurt për fitoren e kandidatëve të tij dhe të Berishës në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Kujtojmë se në 18 prill, Monika Kryemadhi depozitoi kallëzim penal ndaj “TCH’ për lajmet e publikuara ku pretendohet se deputetja ka përfituar financime nga oligarkë rusë. Ajo deklaroi për mediat se ka kërkuar 400 mijë euro dëmshpërblim për akuzat të cilat sipas saj janë falsifikuar nga televizioni në fjalë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 19/04/2023 15:31

    Po ironizon po tregon perrallat e demshperblimeve te bashkautores ne vjedhjet kolosale qe i kane bere vendit!Te kaloj andej nga Spaku dhe ne Hage se do ta kete gati cekun!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?