Ilir Meta

Meta i shkon poshtë ballkonit Berishës, ‘harron’ se SPAK po heton për aferën ‘Partizani’: Është në arrest se doli kundër Ballkanit të Hapur

14 Maj, 22:37| Përditesimi: 14 Maj, 22:47

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u bë pjesë e protestës poshtë ballkonit së Sali Berishës, duke kërkuar lirimin e tij. Gjatë fjalës së tij Meta ‘harroi’ se SPAK po heton Berishën për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, por tha se është në arrest shtëpise sepse doli kundër Ballkanit të Hapur.

‘Dhe, Sali Berisha është atje, sepse doli kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kundër gjymtimit të Kosovës, kundër Ballkanit të shqepur, dhe të hapur.

Sali Berisha është atje, sepse ka qenë gjithmonë për Procesin e Berlinit, ndaj edhe siç më tha zoti Flamur, ka dhe një mik shumë të shquar nga Berlini, dhe nga Brukseli. Europa është në zemrat tona. Europa është në trashëgiminë tonë. Europa është vendosur me shpatë në dorë nga Skënderbeu.

Prandaj, na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen edhe sa më shumë si Ylli Bodinaku, gjithashtu dhe të tjerë, për të rrëzuar murin e inceneratorëve, murin e PPP.-ve, atë mur që ka përjashtuar, 99% të shqiptarëve, nga përfitimi I rritjes ekonomike në vend.  Shkon vetëm për Edi Ramën, dhe McGonigalët e Edi Ramës.’- u shpreh Meta.

Nuk munguan as akuzat për vjedhje e korrupsion nga ana e Ilir Metës, duke thënë se fondet e Evropës janë vjedhur nga Kryeministri Edi Rama, për t’i çuar tek inceneratorët.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/05/2024 01:56

    Ne te vertete,Sala eshte aty ku eshte, per teknikalitete gjyqesore,se ngulmoi si mushka te mos paraqitej periodikisht ne SPAK sa per te shfaqur fytyren, asgje me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?