Tedi Blushi

Meta i përgjigjet Ballës përmes zëdhënësit: Je i zënë me Kongresin, ju keqpërdorni ambasadorët

25 Shkurt 2020, 13:17| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 13:21

  • Share

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.

Balla ironizoi Metën lidhur me deklaratat e tij për shpërndarjen e parlamentit dhe dënoi gjuhën e kreut të shtetit kundër ambasadorëve të huaj në vendin tonë duke e cilësuar kërcënuese. Por Blushi, thotë se nuk është Presidenti që ka keqpërdorur ambasadorët, por PS-ja.

"I dashur Tao Tao, Ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s'ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE.

Ju po vazhdoni t'i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit.

Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?!

Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat!

Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?!

Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?!

Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike.

Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE. Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar" shkruan Blushi.

Komento

Komente

  • Arben: 25/02/2020 21:30

    Po mire more Zoti Meta kaq te zgjuar e di veten ti? Vetem ti arrin te kuptosh qe ka grusht shteti dha ambasadoret Jo? Vetem ti ke zbuluar grushtin e shtetit dhe prania e NATO-s ne Shqiperi Jo? Shqiptaret jane budallenj, sipas teje, qe besojne Ameriken dhe europianet dhe nuk te besojne ty. Leeeee kooooookrren e namit, po ik sa me pare po qe se nuk do qe te tallen Shqiptaret per shume vite me ty.

    Përgjigju
  • Zeno: 25/02/2020 17:39

    KY kokekatruvja i duket ok parlament monopartiak

    Përgjigju
  • Lalka Radanecit: 25/02/2020 14:36

    Po loqke mbete bre Blushke je bere lepitke e hajdutit Mete i je qepur mbas bythjrs si muti pas kepucjes bre?

    Përgjigju
  • Populli: 25/02/2020 13:54

    Ketij njeriu i ka ikur cdo moral... Madje qendro pyetja nese ka pasur ndonjehere koshience publike dhe moral ky lloj mostre... Vetem nje fshatar i pagdhendur dhe me intelekt Politik e kulturor ne nivelin zero mund te ofendoj intelektin dhe personalitetin e perfaqedlsuesve institucional te popujve europiane ne vendin tone... Ambasadoret nuk perdoren o njeri me Intellekt hajduti... Ato bejne sikur perdoren sepse duan te zhdukin ne Shqiperi modelin e nje mostre si ti ... Dhe te edukojne Shqiptaret me modelin real te shtetit qe ja shtremberojne cdo dite injorante dhe hajdute si ti, qe mbete i tille edhe pasi grabite floririn dhe pasurite e shqiptareve... Gjeja e vjedhur nuk te ben njeri i pakulturuar me kafke neandertali...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?