Meta i lumtur për trofeun e Hysajt: Past këmbën e mbarë edhe për Kombëtaren!

18 Qershor 2020, 12:27| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 12:29

  • Share

Elseid Hysaj fitoi mbrëmë për herë të parë një trofe në karrierën e tij në Itali. Mbrojtësi është pjesë e Napolit, ekipit që mposhti me penallti Juventusin në finalen e Kupës së Italisë, pasi 90 minutat u mbyllën me shifrat 0-0.

Për arritjen e Elseid Hysajt ka shkruar sot presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili përveçse thotë se është shumë i lumtur shton se kjo le të jetë fat edhe për kombëtaren.

‘I lumtur për suksesin e Elseid Hysajt dhe ekipit të tij. Pastë këmbën e mbarë dhe për Kombëtaren tonë!’-shkruan Meta në ‘facebook’.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tifozi: 18/06/2020 20:26

    Luajti vetem 10 minutat e fundit dhe s'kapi asnje top

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?