Meta i kundërpërgjigjet kryebashkiakut të Shijakut: E rëndë të gënjesh! Kryerilindasi  merr taksa dhe depoziton plehrat si male

6 Shtator 2022, 13:38| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 14:10

  • Share

 

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një prononcim për mediat ka folur për djegien e mbetjeve në Shijak ku sipas tij është e rëndë të gënjesh ashtu siç bëri kryebashkiaku.

‘Është e qartë si funksionojnë këto kompani me në krye Edi Ramën që vidhen dhe helmohen nga drejtësia, qeveria(…) që nuk vepron ndaj tyre. Kam marrë gjithnjë mesazhe nga banorët e zonës dhe sot në mëngjes nuk po u besoja pamjeve deri sa vajta vetë. Dhe kur u mor vesh që do shkoja unë u nisën gjoja dy zjarrfikëse aty gjoja për ta fikur.

Ajo që është e rëndë është sesi A.M, është 46 vjeçari gjoja duke djegur gomat, aty edhe bomba atomike të kishte rënë do e kishte kuptuar që s’është djegie. Gjë e rëndë, më e rëndë edhe reagim i krye rilindasit Shijakut, t’i marrësh taksat popullit dhe ta kthesh atë zonë të mrekullueshme në një vend terrori ndaj qetarëve për t’i frikësuar ata për plehrat që ua depozitojnë si male, të gjitha hapur dhe qëllimisht është shumë e rëndë dhe e papranueshme. Dhe aq më tepër edhe të gënjesh, po kjo skemë nuk aplikohet vetëm në Shijak.’- tha Meta  


Lajmi kryesor:

Meta e Berisha në një linjë, ‘sulmojnë’ bashkinë e Shijakut: Po djegin plehrat, masakër mjedisore! Arbana: Sulm politik


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?