Foto nga takimi i Ilir Metes me rektoret

Meta fton për drekë të gjithë rektorët e dekretuar në Universitetet Publike: Në fokus viti i ri akademik

9 Tetor 2020, 17:13| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 17:18

  • Share

Presidenti Ilir Meta, sot ka zhvilluar një drekë pune me rektoret dhe rektorët e dekretuar në Universitetet Publike në Shqipëri, me në fokus fillimin e vitit të ri akademik.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai shkruan se në këtë takim kanë shkëmbyer mendime në prag të fillimit të vitit të ri akademik, mbi rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë, ku veçanërisht janë fokusuar ndaj masave për t'u kujdesur për shëndetin e studentëve dhe akademikëve në kohë pandemie. "Shumë i lumtur sot të isha në një drekë pune me rektoret dhe rektorët e dekretuar të Universiteteve Publike të Shqipërisë.

Një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe për të diskutuar në prag të fillimit të vitit të ri akademik, mbi rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë, motivimin e të rinjve për një formim bashkëkohor konkurrues për tregun e punës, por veçanërisht për një vëmendje të shtuar ndaj masave për t’u kujdesur ndaj shëndetit të studentëve dhe stafit akademik në periudhën e vështirë të pandemisë", shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Lulekuqja: 10/10/2020 00:11

    Cfare masash për t’u kujdesur ndaj shëndetit të studentëve dhe stafit akademik, keta s'jane ne gjendje te respektojne masat per vete! Ku eshte distanca sociale! Beni si them une, por mos beni si bej une!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?