Meta fjalë dashurie për Bullgarinë: Keni qenë të vëmendshëm ndaj nesh, zoti bekoftë miqësinë tonë

7 Mars 2020, 11:13| Përditesimi: 7 Mars 2020, 11:18

  • Share

Presidenti Ilir Meta duket se ka mbetur tejet i kënaqur dhe emocionuar pas takimit që zhvilloi me homologun e tij bullgar Rumen Radev, pasi i ka kushtuat një status plot vlerësime Bullgarisë. Ai ka  shprehur fjalë vlerësuese ndaj presidentëve ndër vite të Bullgarisë që nga mbështetja që ata i dhanë patriotëve shqiptarë në përgatitjen e Kongresit të Manastirit dhe Pavarësisë së Shqipërisë e deri në mbështetjen në ditën e sotme përmes miqësisë shqiptaro-bullgare dhe rolit pozitiv në hapjen e negociatave për Shqipërinë në BE.

'I lumtur që së bashku me Presidentin Radev të konfirmonim miqësinë e mrekullueshme midis dy vendeve tona aleate dhe partnere. Bullgaria, jo vetëm ka qenë baza e patriotëve tanë të cilët përgatitën Kongresin e Manastirit dhe Pavarësinë e Shqipërisë, duke hapur edhe kishat për Fan Nolin për të organizuar mesha në vigjilje të shpalljes së saj, por ishte edhe vendi ku u arsimua dhe u formua një pjesë e rëndësishme e elitës sonë që bëri epokë në të gjitha fushat e shkencës, mjekësisë, bujqësisë, inxhinerisë, kulturës e artit.

Edhe sot qindra të rinj studiojnë në këtë vend të dashur dhe miqësor për ne. Ruaj respektin dhe miqësinë më të madhe për të gjithë Kryeministrat dhe Presidentët e mrekullueshëm të Bullgarisë, që përherë kanë qenë mbështetës dhe të dashur ndaj Shqipërisë, që nga i paharruari Presidenti Zhelev.

Por edhe sot Presidentët Stojanov, Parvanov dhe Plevneliev vazhdojnë të jenë të vëmendshëm e të dashur për Shqipërinë kurdo që u jepet mundësia.

Nuk mund të ndodhte ndryshe edhe me Presidentin Radev. Për më tepër që ai ka qenë një pilot i mrekullueshëm dhe Komandant i Forcave Ajrore të vendit të tij, të cilin, ditën që kishte vendosur të dilte në pension, e ftuan për t'u bërë President.

Ndiqni për pak çaste spektaklin e fundit të tij para 6 vitesh në ajer, kur në aeroport e pret Presidenti Plevneliev, i cili nuk e dinte se po priste pasardhësin e tij.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-bullgare!", shkruan Meta

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?