Ilir Meta

Meta dekreton tre ligjet për pronarët, për biznesin dhe për noterinë

11 Shkurt 2022, 11:31| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 11:54

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot tre ligje, konkretisht bëhet fjalë për ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, “Për regjistrimin e biznesit” dhe “Për noterinë”. Ndryshimet e miratuara në këto ligje sipas Metës vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues.

Po ashtu sipas kreut të shtetit, forcohen standardet në përputhje me standardet ndërkombëtare, që nxisin zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullative dhe operacionale për luftën kundër pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit duhet të jenë prioritet për vendin.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

11 shkurt 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e paketës ligjore të mëposhtme:

-  Ligj nr. 6/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar”. 

-  Ligj nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”.

-  Ligj nr. 8/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë””.

Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues. Forcimi i standardeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, që nxisin zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullative dhe operacionale për luftën kundër pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit duhet të jenë prioritet për vendin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta rras lala: 11/02/2022 16:19

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe nje president i shkarkuar te jape dekorata te dekretoje ligje kur shume mire kete pune sipas Kushtetutes dwtyren e Presidentit e merr Kryetari i Kuvendit derisa te zgjidhet perfundimisht ceshtja e Presidentit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?