Meta dekreton ndryshimet për Kodin Penal,Manjani vendi ka nevojë për pluralizëm, rotacion politik dhe ristart/ A e drodhi përsëri Ilir Meta?

23 Prill 2020, 16:08| Përditesimi: 23 Prill 2020, 16:26

  • Share

Ish ministri I Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar në rrjetet sociale paqen e vendosur me presidentit Ilir Meta dhe kryeministit Edi Rama. Manjani shkruan se në mënyrë të çuditshme dhe pas asnjë lidhje me detyrën sipas Kushtetutës, u shfaq si hartues, propozues I disa neneve të Kodit Penal madje dhe një ditë më parë doli dhe si miratues I tyre.  

Pyetja që Manjani një ish deputet i Lsi në kohën kur Meta ishte kryetar i kësaj force politike Manjani e sheh si një dredhi të Metës për të ruajtur pozicionin e tij. Nw njw reagim tw gjatw nw rrjetet sociale Manjani  shprehet se braktisja e opozitës do ishte fatale për demokracinë

'Beteja është me MONIZMIN
U bënë disa ditë që Ilir Meta është në qendër të konspiracionit publik. Në fakt në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë lidhje me detyrën sipas Kushtetutës, Ai u shfaq si hartues, propozues i disa neneve të Kodit Penal madje, dje edhe si miratues i tyre.

E përsëris që Presidenti i Republikës nuk është drejtor Kodifikimi që ti shkruajë projekt ligjet Parlamentit. Asnjë lidhje me Kushtetutën kishin propozimet e tij.

Nejse e kam fjalën tek konspiracioni që qarkullon natyrshëm. Ka njerëz që dëshmojnë se janë shtuar kontaktet e Presidentit me Kryeministrin dhe qeverinë. Flitet edhe për dreka me orë të gjata që qeveritarëve me "baba Xhiken" e deri djeshëm...!

Sinqerisht nuk e di janë apo të vërteta këto gjera. As çuditem e as më interesojnë shumë këto gjëra. Gjithmonë më ka pëlqyer të komentoj dhe kritikoj sjelljen publike e zyrtare të tyre, jo me kë hanë drekë dhe për sa orë.

Megjithatë pyetja se: "a e drodhi përsëri Ilir Meta", mbetet për përgjigje serioze nga Ai vetë.

Sa më takon, jam më i shqetësuar të kuptoj pozicionin politik të LSI-së sesa me kë drekoi "ish baba Xhikja".

Nëse do rezultojë e vërtete që Meta dhe LSI e kanë ngrënë supën me lakuriqë Surreli, sigurisht do ishte një ngjarje e rëndë. Braktisja e opozitës do ishte fatale për demokracinë. Natyrisht jo fundi i botës, por një goditje nën brez ndaj interesave të shqiptarëve për demokraci.

E përsëris: NËSE është e vërtetë sepse ende nuk besoj.

Jam totalisht i bindur, sot më shumë se më parë, se vendi ka nevojë të Ristartojë shoqërinë DEMOKRATIKE, me EKONOMI TË TREGUT TE LIRË, me SHTET LIGJOR e GJYKATA MBI ÇDO PUSHTET TJETËR.

Në këtë ide, më duhet të pranoj se opozita e sotme pëfshi dhe LSI, nuk është shumë premtuese. Por sidoqoftë kjo nuk më bën të heq dorë nga standardi minimal për të cilin vendi ka nevojë: RIVENDOSJA E PLURALIZMIT POLITIK DHE ROTACIONI.

Më së pari vendi ka nevojë të kthehet tek PLURALIZMI. Shteti i sotëm, kryetar i të cilit është Ilir Meta, është zyrtarisht MONIST. Ky është fakt jo supozim.

Në vijim normalja është që Edi Rama dhe modeli i tij politik duhen shkulur nga qeversja e vendit. Partia Socialiste ka nevojë të kalojë në opozitë. Kurthi psiqik se kush vjen nuk më josh aspak.

Rotacioni është i DOMOSDOSHËM. Të gjithë e dimë se cilido të vijë pas Edi Ramës, do jetë të paktën më normal.

Duhet të kuptojmë të gjithë njësoj se beteja elektorale nuk është se kush është më i miri ndër të këqinjtë. Jo!

Beteja do jetë të mbajmë politikën dhe shtetin MONIST, apo do rikthehemi tek demokracia? Do zgjedhim politikën e makaronave të lëmoshës, apo politikën e lirisë ku ushqimi nuk varet nga qejfi i shefit politik të radhës.

Kjo është çështja!Dhe duhet ta ndajnë Shqiptarët këtë gjë.

Asnjë lider nuk është më i mirë se tjetri, por MONIZMI nuk i ndryshon kurrë udhëheqsit, ndërsa DEMOKRACIA po. Të paktën i ndryshon.

Sa më takon nuk heq dorë nga demokracia. Nëse LSI do bëhej pjesë e shtetit monist, siç është sot Presidenti, pa dyshim që jemi në pozicione të kundërta. Uroj që jo!

Monizmi është i papranueshëm. Monizmi është shkaku i shtetit hajdut, të dhunshëm e arrogant. Harxhojmë kohë kot me denoncime hajnish, sepse ato janë të zakonshme në shtetin monist.

Prandaj duhet të ndeshemi me monizmin nëse demokracia është vërtetë ajo që kërkohet nga shumica e shqiptarëve. E nëse kjo shumicë bëhet bashkë pavarësisht inateve të vogla, shteti monist merr fund, pavarsisht kë ka kryetar.

E përsëris, në mënyrë urgjente vendi ka nevojë për PLURALIZËM, ROTACION POLITIK dhe RISTART.'

Statusi I plotë I Ylli Manjanit

Komento

Komente

  • A...Zh: 23/04/2020 17:09

    Ky eshte perfaqesuesi ideal per te ilustruar definicionin e Kriminologjise mbi domethenjen e pamjes se njeriut lidhur me prirjet e tij. Kuptohet, jo te mira!

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 23/04/2020 16:26

    Bobo na i shpifi ky kokeloqka.Panchar Maliqi ngeli

    Përgjigju
  • Ky eshte tamam R**** k..: 23/04/2020 16:20

    Ikmer beje nje Tas me persheshe me qumesht ,,se sje per Politike TI... R****** k****** .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?