Ilir Meta

Politikë

Meta e dekreton, bashkia Ura Vajgurore do të quhet Dimal: Një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës

1 Prill 2021, 15:18| Përditesimi: 1 Prill 2021, 15:34

  • Share

Bashkia Ura Vajgurore do të quhet bashkia Dimal. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërtimin e njësisë së qeverisjes qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”.

Meta thekson se ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.

Ky ligj nënvizon Meta materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie.

Dekreti i firmosur nga Meta

Propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga disa intelektualë të zonës dhe zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

Emrin që kishte Ura Vajgurore ishte vendosur në kohën e diktaturës, pasi nga uzina e përpunimit të naftës dilnin sasi të mëdha me vajgur. Qyteti i Ilir i Dimalit është ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?