Meta çoi Kodin Zgjedhor në Komisionin e Venecias, ambasadori i Rumanisë: Ka status konsultativ, shpejt Shqipëria arrin standardet e BE

5 Nëntor 2020, 16:06| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 16:19

  • Share

KORÇË- Ambasadori i Rumanisë gjatë një vizite në kryeqendrën e Juglindjes ka folur për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet e 2021 dhe Kodin Zgjedhor, të cilin presidenti Meta e çoi në Komisionin e Venecias, për të cilin Mircea Perpelea thotë se ‘Venecia’ ka vetëm rol konsultativ dhe këshillues dhe jo vendimmarrës.

“Që ta dini Venecia ka një status konsultativ, por nuk është vendimmarrës, është këshilluese. Duhet pasur harmoni midis realitetit në Shqipëri ligjeve dhe vendimit këshillimor të komitetit të Venecias”, i është përgjigjur ambasadori Perpelea pyetjes nëse Mazhornca duhet të kishte pritur përgjigjen e Komisionit të Venecias.

Ambasadori i Rumanisë është shprehur optimist se Shqipëria do të arrijë shpejt të gjitha standardet europiane.

Pyetjes se a mund të ketë një proces zgjedhor të pranuar nga palët pa plotësuar sistemin zgjedhor në veçanti gjykatën Kushtetuese, ambasadori Mircea Perpelea thotë se ‘mbështes që gjithë Shqipëria të ketë sistemin legal, europian, sepse është një vend europian dhe natyrisht sot jemi edhe para një faze tranzitore dhe natyrisht unë mendoj që Shqipëria në afat të shkurtër do të arrijë të gjitha standardet europiane’.

Gjithashtu ambasadori rumun nuk ka pranuar të komentojë pyetjen se Holanda do t’i thotë jo negociatave të Shqipërisë, për të cilën është shprehur se ata kanë pozicionin e tyre dhe se vendimin e marrin institucionet e BE.

‘Nuk mund të flas për pozicionin e Holandës, është pozicioni i tyre, në demokraci secili ka të drejtën e vet, natyrisht që vendimin kanë për ta marrë institucionet lokale të komunitetit europian’, u shpreh ambasadori rumun, Mircea Perpelea.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejt: 06/11/2020 08:33

    Kta vet po e flliqin UÇK ajo ka qen e paster dhe do te mbetet e paster e kata qe po e perzin pastertin e UÇK me vetveten kta duhet me jau hek shtetsin e ks e me i qit ne kufi te serbis me lej te shkojn atje per kend kan punue qe 20 vite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?