Meta bisedë telefonike më homologen e Gjeorgjisë: Ju mbështesim në aspiratat euroatlantike, tё integritetit territorial dhe sovranitetit

4 Qershor 2020, 17:37| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 17:50

  • Share

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili.  Kreu i Shtetit u shpreh se Shqipëria mbështet aspiratat euroatlantike të Gjeorgjisë dhe përgëzoi Tbilisin për kontributin thelbësor në operacionet dhe misionet e Aleancës.

"Marrëdhëniet Shqipëri-Gjeorgji konsiderohen shumë të mira, ndërkohë që ka vend për gjallërimin e tyre në të gjitha fushat me interes reciprok, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në ato shumëpalëshe", tha kreu i shtetit.

Dy homologët shprehën gjithashtu interesin për bashkërendimin e përpjekjeve për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, si dhe në fushën e turizmit, ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Meta rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje tё integritetit territorial dhe sovranitetit të Gjeorgjisё.

Të dy Presidentët ndanë informacione rreth situatës së pandemisë COVID-19, si dhe qasjeve për lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë dhe rifillimit të jetës normale në të dy vendet respektive.

Komento

Komente

  • Shko mor: 04/06/2020 17:42

    Hajdut rrace e qelbur familje mafioze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?