Ilir Meta

Meta: Bashkitë duhet të përmirësojnë shërbimin ndaj qytetarëve! Taksat mos të përdoren për fushatat e partive

2 Tetor 2020, 10:38| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 10:39

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për përmirësimin e shërbimeve të 61 bashkive ndaj qytetarëve. Ai thotë se rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre dhe kjo ndodh në Elbasan.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se bashkitë duhet të punojnë në përmirësimin e këtyre shërbimeve dhe jo të përdorin taksat e qytetarëve për të shtuar fondin e pagave në fushatë partie.

Postimi i plotë në Facebook:

Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.

Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.

Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera. Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit.

Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Taksat e qytetarëve të mos keqpërdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Ndal abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/10/2020 23:44

    Po keshtu dhe presidenca,nuk duhet perdorur per fushata elektorale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?