Meta ASNJË fjalë për Shqipërinë: Mbështet Italinë për masat e detyruara ndaj koronavirusit

9 Mars 2020, 11:22| Përditesimi: 9 Mars 2020, 11:30

  • Share

TIRANË - Duke mos thënë asnjë fjalë për masat e marra sot nga qeveria shqiptare pas 2 rasteve të para të prekura nga koronavirusi, presidenti Ilir Meta solidarizohet me Italinë dhe mbështet autoritetet e shtetit fqinj për masat e marra.

"Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar sot një letër Presidentit të Republikës të Italisë Sergio Mattarella, në të cilën shpreh solidaritetin e tij dhe të gjithë popullit shqiptar mbi situatën e krijuar së fundmi në vendin fqinj nga përhapja e virusit COVID-19, si dhe ngushëllimet për humbjet e jetëve nga ky virus.
 
Presidenti Meta mbështet masat e detyruara të marra me përgjegjësi të lartë shtetërore nga autoritetet Italiane dhe i vlerëson këto masa si mjaft të rëndësishme jo vetëm për Italinë por dhe për të gjithë rajonin.

Duke shprehur bindjen se përpjekjet e autoriteteve italiane për të izoluar këtë epidemi shpejt do të japin rezultate dhe do të kthejnë normalitetin në jetën e italianëve, Presidenti Meta nënvizon se angazhohet për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve shëndetësore të të dy vendeve në përballimin e kërcënimit të kësaj epidemie", thuhet në reagimin zyrtar shpërndarë nga presidenca.

Ishte vetë presidenti Ilir Meta që dje i kërkoi qeverisë të aplikojë 'zonën e kuqe' në Shqipëri, që konsiston pikërisht me planin e veprimit që qeveria mori këtë mëngjes duke vendosur një sërë masash kufizuese. Por mesa duket masat e marra, të cilat nuk janë të ngajshme me ato që qeveria italiane ka zbatuar, nuk e kanë kënaqur kreun e shtetit.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tomorri: 09/03/2020 18:05

    Burri me pis i gjith kohrave burre shkerfhate

    Përgjigju
    • Haha: 09/03/2020 21:06

      D.m. th burre mu...

  • I tej: 09/03/2020 15:17

    Po per Moniken ke nonje fjal mo eshte bete nesimore i mzngon vetem patenta e naftes aferim

    Përgjigju
    • Ver Llapa: 09/03/2020 18:03

      Mona eshte vetem prona ime

  • Panoja: 09/03/2020 12:22

    Pse ca prisni nga ky ju

    Përgjigju
  • Korona: 09/03/2020 12:14

    Po c'merreni ne kete trushplarin,qe vetem shqiptar nuk mund ti thuash,se keta skrapaleshet keshtu jane te bejne komplimenta kur kane interes e je perballe e thone c'a u thot truri ne te kunderten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?