Presidenti Ilir Meta

Meta apel qeverisë: Mjekët në luftë me COVID të mbështeten me trajtim financiar! Koha nuk pret, janë shtuar rastet e vdekjeve te bluzat e bardha

18 Nëntor 2020, 16:40| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 17:10

  • Share

Presidenti Ilir Meta, i ka bërë apel qeverisë që të mbështesë financiarisht mjekët, infermierët, personelin mbështetës të spitaleve COVID si dhe të gjithë që janë përballë pandemisë.

Me rritjen e rasteve me COVID, Meta thotë se për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut për t'u infektuar me COVID, e bën të domosdoshme mbështetjen ndaj mjekëve.

"Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti", shkruan Meta.

Ai thotë se koha nuk pret, pasi me rritjen e humbjeve të jetëve në rradhët e bluzave të bardha, është bërë e domodoshme kjo mbështetje.

"Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme. Koha për të vepruar nuk pret më", shtoi ai.

Komento

Komente

  • I drejti: 19/11/2020 08:41

    O zot kot flet,je shum i neveritshem,eshte nje fjale popullore"ku eshte me ze s'eshte pa gje"ja pate vilen ne Angli,atje ka edhe dyqane qe ja menaxhon tjeter kush., Si mund te ndigjohet nje hajdut,nje kriminel,mashtrus bashke me gruan e vet puta....Hapni syt o populll

    Përgjigju
  • Zjarr Berati zjarr: 18/11/2020 20:40

    Ky eshte bere si zedhenes partie .....hahaha

    Përgjigju
  • O tej: 18/11/2020 18:32

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?