Mesut Ozil

Mesut Ozil bën deklaratën surprizë: Juventusi dashuria e madhe që më ka munguar në karrierë

5 Prill, 20:36| Përditesimi: 5 Prill, 20:44

  • Share

Mesut Ozil ka "varur këpucët në gozhdë" dhe i është përkushtuar fitnesit, duke pasur ndryshime të dukshme në fizikun e tij. Turku që ka luajtur me Gjermaninë e futbollit ka bërë një deklaratë surprizë, duke treguar se është një fans i Juventusit.

"Unë jam krenar për karrierën time dhe për klubet e mëdha për të cilat kam pasur privilegjin të luaj, më ka munguar vetëm një ekip: Juventus, dashuria ime italiane. Juve, historia e një dashurie të madhe", shkruan Ozil në kanalet e komunikimit, duke pozuar me fanellën e "Zonjës" dhe numrin 10 mbi shpinë.

Me një karrierë brilante me Real Madridin dhe Arsenalin, Ozil i ka surprizuar të gjithë me dashurinë e tij për Juven.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 06/04/2024 11:19

    OZIL QEKE MAFIOZ EDHE TI SI ESHTE RUBENTUS ...SKUADRA ME HAJDUTE NE BOTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?