Vogëlushja Edie, vizatimi i saj dhe komentet e njerëzve

Bota

Mësuesja i tha se piktura e saj ishte e ‘gabuar’, mijëra njerëz mbështesin vogëlushen britanike në rrjetet sociale: Arti nuk ka rregulla! Do doja të blija krijimin tënd

24 Prill 2021, 10:30| Përditesimi: 24 Prill 2021, 10:46

  • Share

BRITANI E MADHE- Të pasqyrojnë fantazinë e pastër në një letër që e shndërrojnë në një pikturë mendimesh, është gjëja e preferuar e fëmijëve.

Ata që në vegjëli duhet të mësohen se në art nuk ka rregulla dhe definicione. 

Historia e pikturës së një vajze të vogël britanike, mësuesja e së cilës i tha se ajo që kishte pikturuar ishte e gabuar, po bën xhiron botës online.

Vogëlushja 6-vjeçare, Edie u zhgënjye shumë nga komentet e mësueses mbi vizatimin e saj. Ajo i tregoi mamit të saj e cila e revoltuar, fotografoi pikturën dhe e postoi në rrjetin e saj social Instagram duke shkruar “Vajza ime 6-vjeçare vizatoi këtë pikturë të mrekullueshme në klubin e artit në shkollën e saj. Mësuesja e saj e arit i tha se ajo e bëri gabim?! Nuk mund të bësh art gabim! Ajo ishte shumë e mërzitur pasi arit është gjëja e saj e preferuar. Mund të suportoni Edien dhe t’i tregoni se ju pëlqen piktura e saj?.”.

Pasi piktura e vogëlushes u publikua online, mijëra komente nga qytetarë të thjesht, mësues arti dhe figura publike kanë suportuar Edien dhe krijimin e saj artistik. Shumë prej tyre kanë kërkuar edhe ta blejnë pikturën e 6-vjeçares.

“Jam një drejtuese arti dhe kulture nga Detroit. Të lutem pyete Edien kur mund të blejë pikturën e saj. Është shumë e bukur, e dua!”, shkruan Rochelle Riley, një drejtuese arti nga SHBA.

“Arti nuk ka rregulla! Edie...do doja të krijoja me kaq liri sa ty!”, shkruan piktori David Garibaldi.

Piktura e Ediet tashmë ka “pushtuar” rrjetin dhe po merr mbështetjen e mjëra qytetarëve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • life: 24/04/2021 21:13

    qenga si mesueset e REALIZMIT SOCIALIST

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?