Mësuesi konfirmohet me Covid 19 në Korçë, Shkolla: Njoftuam prindërit sapo morëm vesh lajmin

17 Mars 2020, 18:13| Përditesimi: 17 Mars 2020, 19:10

  • Share

Konfirmimi i një mësuesit pozitiv me koronavirus në shkollën jopublike 9-vjeçare “Omiros” në Korçë, ka sjellë reagimin e kësaj të fundit duke sqaruar prindërit e alarmuar nga situata.

Shkolla sqaron se me shumë mundësi mësuesi mund të jetë infektuar pas mbylljes së shkollave, por dhe nëse jo, sapo lajmi është konfirmuar nga autoritetet, shkolla ka njoftuar të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve mësojnë në këtë shkollë.

Drejtoria e shkollws ’Omiros’ njofton se janë marrë të gjitha masat në shkollë dhe do të bëhet edhe dezinfektimi i detajuar i gjithë godinës.

Aktualisht mësuesi i prekur nga koronavisuri ndodhet në karantinë, ndërsa familjarët e tij kanë bërë tamponin dhe kanë rezultuar negativ ndaj koronavirusit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 17/03/2020 18:52

    Shkollë me emrin Omiros dhe publike? Sa turp! Pse nuk e quajnë në shqip me fjalen e bukur shqipe Homer për rapsodin e madh të lashtesise por e emertojne në gjuhe të jorgovet? Si keshtu? Ç fare ben ministria e arsimit? Po korçaret qe mbajne veten për patriote ç thonë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?