Ina Kasimati

E trishtë/ Mësuese Ina Kasimati mbylli sytë! Kishte vite që luftonte kancerin

23 Mars, 15:06| Përditesimi: 23 Mars, 17:35

  • Share

Mësuesja Ina Kasimati, ndërroi jetë këtë të shtunë pas shumë viteve betejë me kancerin e gjirit.

Përherë një zë i fuqishëm kundër kësaj sëmundjeje, e njëkohësisht pjesë aktive e fushatave kundër dhunës ndaj grave, ajo u shua në vendlindjen e saj Vlorë, ashtu siç e kishte ëndërruar.

Për t’i realizuar dëshirën e saj të fundit që të kthehej në vendlindje, me dhjetëra shqiptarë grumbulluan fondin përmes ‘GoFundme’ për ta sjellë me Çarter nga Franca, ku po kurohej prej dy vitesh.

Ina Kasimati ishte 53 vjeçe, mësuese në gjimnazin "Andon Zako Çajupi" në Tiranë si dhe ishte nënë e dy djemve, njëri prej të cilëve i mitur.

Në rrjetet sociale për ikjen e parakohshme të Inës kanë shprehur keqardhjen shumë miq e dashamirës të saj.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?