'Messi-n e dërgoi Zoti në tokë për futboll', ish-kapiteni i Kombëtares Vata: Shpirti luftarak i amerikano-latinëve e meritoi Botërorin

19 Dhjetor 2022, 12:27| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 13:05

  • Share

Finalja e Botërorit ‘Katar 2022’ do të mbahet mend shumë gjatë edhe për faktin se fituesi u përcaktua me penallti. Zakonisht thuhet se 11-metërshat nuk shkojnë në favor të kombëtares që luan më mirë, por sipas ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata dhe gazetarit Tami Kona, këtë herë ishte ndryshe.

“Argjentina tregoi se ishte një skuadër me karakter. Kishin atë shpirtin luftarak të amerikano-latinëve. Ishin skuadër që luajti me zemër, me intuitë dhe inteligjencë. Kjo do të thotë se e merituan Botërorin,”-u shpreh Rudi Vata, ish-kapiten i kombëtares.

“Prisja më shumë nga një kampion në fuqi siç ishte Franca. Nuk arrij të kauptoj dhe shpjegoi se si një skuadër që ajo most ë shkojë njëherë në portë deri në minutën e 70,”-Tami Kona, gazetar i sportit.

Me fitimin e Botërorit shumë persona nga bota e futbollit e konsiderojnë tani Messi-n të barbartë me Maradonën, por pyetja se kush është më i mirë do vijojë ende pa një përgjigjje përfundimtare.

“Unë Messi-n e kam parë si i dërguari i Zotit në tokë për të na demostruar ne se çfarë mund të bëjë njeriu me topin. Atë që ka bërë Messi me topin edhe në këtë finale pavarësisht viteve është diçka e rrallë dhe magjike,”-tha Rudi Vata, ish-kapiten i kombëtares.

“Do flitet gjatë për këto emra edhe kur ne mos të jemi ne, por me atë që ka fituar Messi dhe ka luajtur ka dhënë një spektakël të pazakontë,”-deklaroi Edmond Dosti, ish-futbollist.

Si Dosti ashtu edhe Rudi Vata, i konsideruan Messi-n, Ronaldo-n dhe Maradonën, si tre lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?