'Iphone 14' të personalizuar me emrat e lojtarëve të Argjentinës

Messi me dhurata ‘modeste’ për lojtarët dhe stafin e Argjentinës! 35 ‘Iphone 14’ të personalizuar me ngjyrë ari! Ja sa arrin vlera e tyre

2 Mars 2023, 14:06| Përditesimi: 2 Mars 2023, 14:14

  • Share

Pavarësisht se kanë kaluar mbi 2 muaj nga përfundimi i kompeteicionit të Kupës së Botës, futbollisti argjentinas, Leo Messi ka dhuruar plot 35 celularë ‘Iphone 14’ të personalizuar me ngjyrë ari për shokët e tij të skuadrës kombëtare si dhe për pjesëtarët e stafit të Argjentinës.

Mësohet se vlera e dhuratave ‘modeste’ që Messi ka bërë për shokët e skuadrës kap shumën e 210 mijë eurove. Por duke marrë parasysh faktin se Argjentina prej 36 vitesh nuk është ngjitur në majë të botës, nuk pritej një dhuratë më e paktë nga Messi.

Një tjetër veçanti, e celularëve të personalizuar janë emrat dhe mbiemrat e secilit prej personave të shoqëruar me logon e përditësuar të kombëtares së Argjentinës që ka në përbërje zllin e tretë duke simbolizuar kupën e botës së fituar së fundmi.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?