Messi i dhuroi shokut të skuadrës një prej trofeve të tij më të rëndësishëm

7 Shkurt, 08:02| Përditesimi: 7 Shkurt, 08:13

  • Share

Argjentinasi Lionel Messi ka aq shumë trofe në koleksionin e tij sa edhe mund t’i bëjë dhurata. Përveç trofeve të fituar me klube dhe skuadrën e kombëtares, Messi ka edhe një numër të madh të trofeve të fituara individualisht.

Shumicën e trofeve ai i fitoi gjatë periudhës së tij 17-vjeçare te Barcelona dhe Messi zbuloi se “gjithçka” që zotëron është në muzeun e klubi katalunas, përfshirë “Topat e Artë” e “Këpucët e Arta”.

Por një trofe përfundoi diku tjetër siç shkruan Sport Bible. Përkatësisht çmimi i fituar nga Messi si “Lojtari më i mirë” në La Liga në sezonin 2020/21 iu dhurua bashkëkombësit të tij, Leandro Paredes, me të cilin tetë herë fituesi i “Topit të Artë” ka luajtur edhe te Paris Saint-Germaini.

Paredes nuk ka luajtur kurrë në Spanjë, por kur Messi iu bashkua në Paris, ai i kërkoi trofeun në fjalë.

“Ai [Messi] mbërriti në Paris, e pyeta nëse do të ma jepte dhe ai ma dha mua”, kujtoi 29-vjeçari.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?